Fëmijës i vishet bluza e fushatës, përdoret për promovimin e kandidatit Anastas Guda në Konispol (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 09:41 01-06-2015 Fëmijës i vishet bluza e fushatës, përdoret për promovimin e kandidatit Anastas Guda në Konispol (FOTOT) Fëmija që i është veshur bluza e fushatës

Një fëmijë rreth 3 vjeç është përdorur sot për fushatë elektorale, duke i veshur atij bluzën e kandidatit për Bashkinë e Konispolit Anastas Guda. Djali pozon me bluzën që mban sloganin ‘’Anastas Guda për Konispolin''. Në bluzën që i janë përthyer mëngët se fëmijës i rri shumë e madhe,  është stampuar edhe harta e e Bashkisë së Konispolit.

Fëmijës i janë shkrepur foto në shumë plane, edhe para, edhe pas shpine, me qëllim që të evidentohej mirë fakti se kë mbështeste, jo ai, po ata që e kanë veshur, duke marrë parasysh se vetë fëmija nuk mund të gjykojë pa arritur moshën 18 vjeç dhe mbi të gjitha është rreptësisht i ndaluar përdorimi i tij për qëllime elektorale.

Fotot janë realizuar në një lokal, madje fëmija është hipur edhe mbi tavolinë, një fakt tjetër skandaloz, me qëllim që slogani të dalë krejtësisht i qartë: “Anastas Guda, Kandidat për Kryetar Bashkie në Konispol’’. Guda është kandidat i PBDNJ-së.

Sot është 1 qershori, por në vend që fëmijët të festojnë duke veshur bluza të reja të përshtatshme për moshën, të blera nga prindërit apo të afërmit, përdoren në këtë mënyrë, se tek e fundit gjithçka ''u lejoka'' në fushatë, për disa vota më shumë.

 

anastasgudafemije

Fëmija i ulur mbi tavolinë me qëllim që të realizohej fotoja promovuese

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klosi shkon për herë të parë në zyrë, e shoqëron Veliaj: Një kapiten i shkëlqyer
Halim Kosova i'u shpërndan dhurata fëmijëve më 1 Qershor »
Article Logic
Execution time: 0.026398897171021
array(1) { ["section"]=> string(107) "femijes-i-vishet-bluza-e-fushates-perdoret-per-promovimin-e-kandidatit-anastas-guda-ne-konispol-fotot-12381" }