“Fëmijët autikë, heronjtë që treguan historitë e tyre”, shfaqja e veçantë te Teatri Eksperimental

Publikuar tek: kulture-art, më 10:52 01-05-2018 “Fëmijët autikë, heronjtë që treguan historitë e tyre”, shfaqja e veçantë te Teatri Eksperimental

“Përrallat e heronjve të vërtet” ishte shfaja më e veçantë në Teatrin Eksperimental. E iniciuar nga “Tiss” Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit Psikosocial dhe me regji të aktores shumë të dashur për fëmijët Shegushe Bebeti, shfaqja u vu në skenë ditën e djeshme.

Kjo shfaqje u realizua për fëmijët autikë në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Çrregullimin e Spektrit Autik dhe Ditën e Librit për Fëmijë. Fëmijët vunë në skenë shfaqjet e tyre, të cilësuara si “historitë e heronjve”.

Ndërsa, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, aktorja Bebeti falenderon ata që e bënë pjesë të këtij projekti, teksa shton edhe një këshillë për të gjjithë prindërit.

“Mos harroni prindër të dashur fëmijët janë bekim nga Zoti, edhe pse ndonjëherë lindin ndryshe. Janë të veçantë të punosh me fëmijët e spektrit autik është e vështirë, por edhe kënaqësi kur rezultatet janë ato që dëshiron”, thotë ajo ndër të tjera.

31743590_10156334970531944_1824479915244781568_n.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita Botërore e Jazzit, turistët e huaj festojnë dhe kërcejnë në Bulevardin e Beratit
»
Article Logic
Execution time: 0.024842977523804
array(1) { ["section"]=> string(100) "femijet-autike-heronjte-qe-treguan-historite-e-tyre-shfaqja-e-vecante-te-teatri-eksperimental-119035" }