“Fëmijët preferojnë hamburgerin”, picierët italianë padi për McDonald’s

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:43 12-04-2015 “Fëmijët preferojnë hamburgerin”, picierët italianë padi për McDonald’s

Shefët e picave të famshme italiane në Napoli kanë kërcënuar se do të padisin McDonald’s pas reklamës së kësaj të fundit ku thuhet se fëmijët preferojnë më shumë hamburgerin sesa picat dhe “picierët italianë i kanë sjellë fëmijët te ne të paktën një herë”.

Shoqata e Picirerëve të Vërtetë Napolitanë e ka quajtur një “blasfemi” reklamë e fundit të McDonald’s dhe “një sulm të turpshëm” kundër traditave kulturore të Italisë ndërsa i paralajmërojnë ata të ndalojnë "përpjekjet për të fituar para në kurriz të shëndetit të fëmijëve."

Në reklamën e McDonald’s shfaqen prindërit me djalin e tyre të vogël, i cili pasi pyetet nga kamarieri në një piceri se çfarë pica do proositë, ai përgjigjet, “një Happy Meal”, që është produkt i McDonald’s.

Kompania tha se nuk ka patur për qëllim të sulmojë picat, të cilat i quan një “institucion” në Itali, por se “të paktën një herë, edhe shefët e picave i kanë sjellë fëmijët në McDonald’s”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021728038787842
array(1) { ["section"]=> string(73) "femijet-preferojne-hamburgerin-picieret-italiane-padi-per-mcdonald-s-8520" }