Fëmijët pushtojnë sallën e seancave plenare, Ruçi: Ju jeni qeveria e vërtetë e vendit

Publikuar tek: barometri, më 07:58 02-06-2018 Fëmijët pushtojnë sallën e seancave plenare, Ruçi: Ju jeni qeveria e vërtetë e vendit

Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Kuvendin e Shqipërisë e kanë ‘pushtuar; fëmijët të cilët janë ulur në vendet e deputetëve.

 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbajtur një fjalë përballë këtyrë fëmijëve ku i ka uruar 1 qershorin.

“Nuk ka kushtetutë në botë të japë rekomandime më të mira e më të drejta sesa mesazhet e femijëve. Ju jeni burimi më i drejtpërdrejtë i së drejtës për çdo ligj që miratojmë dhe për çdo program që zbatojmë. Ju jeni presidenti i këtij vendi, jeni kuveni jeni qeveria e këtij vendi. Bashkë me ju dua të përshëndes prindërit shqiptarë për dashurinë dhe sakrificat që bëjën për fëmijët e tyre”, u shpreh Ruçi gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu përvec urimeve kryeparlamentrai ka kërkuar edhe ndjesë për prindërit dhe mësuesit.

“Ju kërkoj ndjesë nena e baballarë kur në vend që të bëjmë ligje më të mira gjuajmë njëri tjetrin nga llogoret e politikës. Një përshëndetje të veçante mësuesve që janë shumë fisnikë dhe i përkushtohen me pasion misionit tyre.

Ndjesë të dashur mësues që edhe pse jeni të përkushtuar shollës i jeni përkushtuar arsimit dhe edukimiit edhe ne si deputetë do të bëjmë të gjitha përpjekjet që Kuvendi të bëjë ligje më të mira për arsimin , për shërbimin sociale e publik të cilat u përgjigjen nevojave të fëmijëve”, përfundoi Ruçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020323038101196
array(1) { ["section"]=> string(90) "femijet-pushtojne-sallen-e-seancave-plenare-ruci-ju-jeni-qeveria-e-vertete-e-vendit-122950" }