Fëmijët sirianë notojnë në gropën me ujë të hapur nga bomba

Publikuar tek: bota, më 20:51 30-09-2016 Fëmijët sirianë notojnë në gropën me ujë të hapur nga bomba

Fëmijë sirianë që luajnë dhe argëtohen në një gropë të mbushur me ujë që është hapur nga një predhë në qytetin e shkatërruar nga lufta, Alepo. Kjo është pamja rrëqethëse e shpërndarë nga një aktivist.

Në video duken tre fëmijë të cilët zhvishen dhe më pas hidhen në gropën e mbushur me ujë nga një tubacion i çarë.

Kur i pyesin se si u hap gropa, ata tregonjë se para disa ditësh lagja e tyre u bombardua me predha.

“U shkaktua nga një bombë. Ra në orën tre të natës. Aty pak më tej, një familje e tërë u shua”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018689870834351
array(1) { ["section"]=> string(65) "femijet-siriane-notojne-ne-gropen-me-uje-te-hapur-nga-bomba-54682" }