Fenomeni ‘’Vrima’’, Andis Harasani: Të gjithë merren me të, s’e njoh zonjën Petro por e dalloj kur është natë dhe kur është ditë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:39 23-12-2015 Fenomeni ‘’Vrima’’, Andis Harasani: Të gjithë merren me të, s’e njoh zonjën Petro por e dalloj kur është natë dhe kur është ditë

Andis Harasani, ish-drejtor i KESH-it, ka komentuar sërish fenomenin më të fundit shqiptar, atë të ‘’Vrimës’’.

Gjithçka nisi nga një çmim, dhënë poetes erotike, Rita Petro për një libër me poezi që u komentua shumë.

Harasani thotë se të gjithë po merren me të, duke harruar gjëra të rëndësishme si shpërblimet e qeverisë për familjet në nevojë.

“U bënë dy ditë që merren të gjithë me Vrimën e Rita Petros. Eshtë e drejta e kujtdo por meqë fola dhe unë dua të sqaroj pozicionin tim.

Nuk marr vesh shumë nga poezia por kam mbi 40 vite që mësova të dalloj kur është natë dhe kur është ditë. Dhe këtë e dallojmë të gjithë.

Unë nuk e njoh Zonjën Petro dhe as kam ndërmend të lexoj veprën e saj. Aq sa lexova më mjafton që të mos ta pëlqej. Por sigurisht e respektoj për punën që bën, dhe lirshmërinë e saj.

Të kuptohemi, as e kërkoi çmimin dhe as besoj e ka pritur. Ndaj çdo kritike ndaj saj më ngjan me lehjen e qenit ndaj hënës. Përfshirë në rradhë të parë kritikën time.

Por çështja nuk shtrohet te vepra e saj, por tek ata që i dhanë çmim. Pasi është gjithnjë i njëjti mentalitet. Mentaliteti i pushtetit që nëpërmjet jovlerës të tërheqë vëmendjen nga problemet e ditës. U morëm të gjithë me Vrimën dhe nuk u kujtua njeri që familjet në nevojë nuk morën as gjysëm gjeli shpërblim për vit të ri nga Qeveria.

Dhe nuk mbaron këtu, por po aq e rëndë është mendësia për të shtyre popullin të pëlqejë një mentalitet e art që është shumë larg ADN sonë. Eshtë e njëjta përpekje për të na bindur që ngjyra mavi është e bukur ose se dritat te Kryeministria janë art.

Këto të dyja më shqetësojnë!’’, shkruan Harasani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063853025436401
array(1) { ["section"]=> string(127) "fenomeni-vrima-andis-harasani-te-gjithe-merren-me-te-s-e-njoh-zonjen-petro-por-e-dalloj-kur-eshte-nate-dhe-kur-eshte-dite-28374" }