Fermeri i Divjakës i kujton çizmen e 'Monikës', Rama e ndërpret: Po lëre atë…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:39 30-01-2018 Fermeri i Divjakës i kujton çizmen e 'Monikës', Rama e ndërpret: Po lëre atë…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme vizitoi disa fermerë dhe sera të prodhimit të lakrës dhe karrotës në Divjakë, ku foli për zhvillimin e prodhimit të agropërpunimit dhe rritjes së mëtejshme të eksporteve.

Sakaq, Rama thkesoi se për fermerët ka mbështje të madhe financiare, madje më e madhe që gjithë këto vite qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion.

Bashkë me fermerët, Rama ka ndarë mendime dhe mundësi se si bujqësia mund të zhvillohet më shumë me subvencionet e miratuara nga qeveria.

“Qeveria nuk mbështet të gjithë, por mbështet 15 kultura që kanë të ardhura dhe kanë prodhueshmëri. Duhet të mësojmë nga suksesi dhe nga gabimet e të shkuarës. Në qoftë se prodhojmë produktet e duhura, ka treg dhe për brenda dhe për jashtë. Duke u bërë bashkë kemi më shumë sukses”- është shprehur Rama për fermerët.

Sakaq, në mbyllje të diskutimit, një prej fermerëve i ka uruar jetë të gjatë kryeministrit dhe i ka përmendur kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi duke thënë: Dhe asaj shoqes që del atje me çizme…”, por kryeministri nuk e ka lënë të mbarojë duke i thënë: Po lëre atë shoqen. Hajde tani”, dhe ka ndërprerë transmetimin live.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25875687599182
array(1) { ["section"]=> string(79) "fermeri-i-divjakes-i-kujton-cizmen-e-monikes-rama-e-nderpret-po-lere-ate-108519" }