Fernando Alonso ende në spital, rrezikon garën

Publikuar tek: sport, më 12:26 25-02-2015 Fernando Alonso ende në spital, rrezikon garën

Piloti i McLaren Fernando Alonso, mbetet në spital në Barcelonë pas aksidentit të së dielës në testimin e para-sezonit që e la me tronditje të rënda.

McLaren fillimisht tha se incidenti ishte një "aksident normal", por kohëzgjatja e qëndrimit të dy herë kampioni i botës ka ngritur pyetje në lidhje me gjendjen e tij.

Spanjolli, 33 vjeç, ka kaluar tre netë në spital dhe nuk ka pasur asnjë informacion mbi lirimin e tij të mundshëm. McLaren nuk ka thënë nëse ai do të mund të garojë në testin final të kësaj jave.

Në garën e të enjtes duket se ka shumë pak mundësi që Alonso të marrë pjesë, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e qëndrimit të tij në spital.

Një deklaratë McLaren të hënën, tha rezultatet e kontrrollit mjekësor për Alonson ishin "krejtësisht normale".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus nuk zhgënjen, Man.City mposhtet nga Barcelona
Replika Tirana-Partizani/ Ende nuk është vendosur data e derbit »
Article Logic
Execution time: 0.022569894790649
array(1) { ["section"]=> string(50) "fernando-alonso-ende-ne-spital-rrezikon-garen-4392" }