Festa e ditëlindjes së Agollit me Kombëtaren, ja dhuratat për lojtarin (Video)

Publikuar tek: sport, më 18:40 15-10-2015

Më 11 tetor, Kombëtarja shqiptare nuk ka festuar vetëm kualifikimin në Euro2016, por edhe ditëlindjen e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj në këto eleminatore.

Ansi Agolli katër ditë më parë mbushi 33 vjeç dhe fati e deshte që në të njejtën ditë, Kombëtarja shqiptare në Armeni të siguronte kualifikimin. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe stafi i skuadrës janë mbledhur së bashku për t’i uruar ditëlindjen Ansit.

Një tortë ishte përgatitur për të, ndërsa të gjithë këndonin këngën e ditëlindjes.

Por, mesa duket ekipi ishte shumë i fokusuar në ndeshjen e fundit dhe stafi nuk ka menduar për një dhuratë për lojtarin. Megjithatë, zv/presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri i ka “ngjitur” në ballë 100 euro Agollit dhe me humor është shprehur se paratë i meriton si dhuratë, ndonëse ekipi kishte harruar për një të tillë (përjashtuar tortën). 

Lexo edhe: De Biasi për Taren: Ai trajner i Shqipërisë dhe unë drejtor i Lazios

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi për Taren: Ai trajner i Shqipërisë dhe unë drejtor i Lazios
Jo vetëm Cristiano, por edhe e ëma e tij e ka Messin “halë në sy” (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.020364046096802
array(1) { ["section"]=> string(81) "festa-e-ditelindjes-se-agollit-me-kombetaren-ja-dhuratat-per-lojtarin-video-23210" }