Festa e Pavarësisë, mediat serbe: Shqiptarët provokuan Beogradin

Publikuar tek: rajon, më 18:20 28-11-2017 Festa e Pavarësisë, mediat serbe: Shqiptarët provokuan Beogradin

“Në ndërtesat shtetërore dhe në shtëpitë private në komunat e Preshevës dhe të Bujanocit, më 28 Nëntor, po valvitet flamuri i Shqipërisë”, kështu nis artikulli i të përditshmes serbe "Blic”.

Në brendësi të gazetës thuhet se edhe pse është ndaluar me ligj, flamuri i Shqipërisë valëvitet në Preshevë dhe Bujanoc.

Sakaq, artikulli nis me një histori të shkurtër për 28 Nëntorin, festës më të rëndësishme për shqiptarët.

Më tej Blic shkruan se manifestime u bënë edhe në Preshevë dhe Bujanoc, ku udhëheqësit shqiptarë organizuan një pritje për bashkatdhetarët e tyre.

Ndërkohë, shkrimi i gazetës beogradase, e cila thuhet se udhehiqet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nënvizon që flamujt shqiptarë u valëvitën sot edhe pse një gjë e tilë është e ndaluar me ligj.

“Për shkak të flamurit shqiptar, çdo vit politikanët lokalë dënohen për shkelje të ligjeve, por vazhdojnë ende ta ekspozojnë”, citohet në gazetë. 

Më shumë në këtë kategori: « Kroacia në prag të kolapsit ekonomik, rrezikohet falimentimi i kompanisë më të madhe në vend
Të shtëna me armë pranë stërvitjes së ekipit italian, 3 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.015388011932373
array(1) { ["section"]=> string(69) "festa-e-pavaresise-mediat-serbe-shqiptaret-provokuan-beogradin-101124" }