Festa e Republikës Italiane, Meta urim homologut Mattarella: Sot më shumë se kurrë…

Publikuar tek: aktualitet, më 19:31 02-06-2018 Festa e Republikës Italiane, Meta urim homologut Mattarella: Sot më shumë se kurrë… Ilir meta

 

Me rastin e festës së Republikës Italiane, presidenti i vendit Ilir Meta shpreh urimet më të ngrohta dhe miqësore për homologun e tij italian Sergio Mattarella.

 Në urimin e tij Meta shprehet se ende i ka të gjalla kujtimet nga vizita e parë në Romë, në cilësinë e Presidentit të Republikës.

“Shqipëria dhe Italia kanë marrëdhënie të privilegjuara të partneritetit strategjik. Marrëdhënie  kjo që reflektohet në të gjitha fushat e bashkëpunimit dypalësh, sot më shumë se kurrë këto marrëdhënie janë bërë më të forta”, shprehet Meta.

Gjithashtu Meta ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen që Italia po i jep Shqipërisë për integrimin në BE.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bujar Asqeriu ka një thirrje për Ramën: Ta shikojë me dashuri, me respekt shenjtërinë e teatrit
Kaluan kufirin ilegalisht, kapen 5 refugjatë nga Siria dhe Iraku, 4 prej tyre në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.09455418586731
array(1) { ["section"]=> string(87) "festa-e-republikes-italiane-meta-urim-homologut-mattarella-sot-me-shume-se-kurre-123022" }