Festa e "varfër" e ditëlindjes së Alket Islamit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:11 09-04-2015 Festa e Alket Islami në ditëlindjen e tij

Krahas Monika Kryemadhit një tjetër personazh i njohur ka festuar ditëlindjen e tij të 50-të. Alekt Islami ka organizuar një festë ditëlindjeje krejt ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim nga ditëlindjet e personazheve të tjerë VIP.

Ai ka zgjedhur një restorant aq modest sa i ngjan më shumë me një mense dhe i ka ofruar të ftuarëve të tij miq një menu shumë origjinale e tipike shqiptare. Pjatë e parë ka qenë fasulja, pjatë e dytë pilafi, e në fund si për lezet nja dy kofsha pule.

Nën këtë atmosferë, miqtë e ftuar të Alket Islamit janë argëtuar e kanë festuar gjatë. Madje ata kanë postuar edhe foto në rrjetet sociale duke reklamuar pjatat e tyre “të varfëra” por që i pasuronte në mënyrë të pazëvendësueshme festa dhe gëzimi i tyre. Alketi dhe miqtë e tij  kanë bërë foto, kanë kërcyer, e janë dëfryer pafund dhe duket se menuja e varfër nuk i ka penguar aspak, përkundrazi i ka shtuar lezetin kësaj ditëlindje.

“Kohë reale! Realisht jeni të mrekullueshëm të gjithë ju që me uruat për daten e lindjes! Por të mrekullueshem jeni të gjithë ju në FB, pa dallim kombësie, krahine, feje dhe ideje”, ka shkruar Alket Islami duke i vënë kështu kapak festës së 50-vjetorit.

{gallery}alketislami{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016149044036865
array(1) { ["section"]=> string(50) "festa-e-varfer-e-ditelindjes-se-alket-islamit-8210" }