Festë austriake, thyhen kuksianët

Publikuar tek: sport, më 22:27 14-07-2016 Festë austriake, thyhen kuksianët

Kukësi luajti ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Europa League. Verilindorët u mundën me rezultatin e ngushtë 1-0 në Austri. Një rezultat që i bën kuksianët të shpresojnë për në ndeshjen e kthimit.

Takimi u luajt më shumë në mesfushë, ku djemtë e Likës zhvilluan një paraqitje relativisht të kënaqshme, pasi luajtën jashtë Shqipërie dhe mbështetja e tifozëve të tyre mungonte. Goli u shënua në minutën 23 nga Felipe Pires, pas një asisi nga shoku i tij i skuadrës brenda zonës së Kukësit. Ekipi i Hasan Likës, u mundua të kundërpërgjigjej, por skuadra austriake i mbylli çdo hapësirë të mundshme. Sulmuesi i verilindorëve, Emini pati një rast të artë në minutën e 91, por gjuajtja e tij ndaloi në shtyllën pingule  të portierit mik. Kështu u mbyll ky takim me një humbje të kuksianëve, por që i bën të shpresojnë për një rezultat pozitiv takimin e ardhshëm. Loja e zhvilluar mbrëmjen e sotme ishte premtuese për takimin e ardhshëm, pasi vetëm fati nuk ishte me skuadrën tonë dhe disaavantazhi prej një goli e favorizon së tepërmi.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Legjendat e futbollit jo në një mendje me tifozët, zgjedhin golin e Shaqirit si më të bukurin e Europianit
Taulant Xhaka lutet për viktimat e masakrës në Francë »
Article Logic
Execution time: 0.34108185768127
array(1) { ["section"]=> string(38) "feste-austriake-thyhen-kuksianet-46635" }