Festë kuqezi në Çeki, Shkëndija shkon në play-off të Europa League

Publikuar tek: sport, më 21:52 04-08-2016 Festë kuqezi në Çeki, Shkëndija shkon në play-off të Europa League

Mlada Boleslav-Shkëndija 1-0

Shënues: Magera 82

Pjesa e parë: Shkëndija e Tetovës po ndeshet me Mlada Boleslav, në stadiumin e kësaj të fundit. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0. Takimi ishte i luftuar nga të dyja skuadrat. Ekipi i shqiptarëve të Maqedonisë luajti disi i tërhequr, në mënyrë që të ruajë këtë rezultat, pasi takimi i parë i përfunduar me rezultatin 2-0, i favorizon për kualifikimin historik.

Një rast që duhet përmendur për vendasit është ai në minutën e 29-të, ku sulmuesi çek ka një rast të artë për të shënuar, por që vonohet në gjuajtjen e tij dhe topi devijohet nga mbrojtësi. Kështu mbyllet ky fraksion loje, me një lojë të mirë të të dyja skuadrave.

Pjesa e dytë: Pjesa e dytë e lojës nis të luhet fort në mesin e fushës nga të dyja skuadrat. Çekët duken më këmbëngulës dhe dalëngadalë arrijnë ta shtyjnë kundërshtarin në gjysmë fushën e tyre. Kuqezinjtë e Shkëndijës duken se duan të ruajnë rezultatin 2-0 të vendosur në fushën e tyre. Sulmet bëhen me intensive nga skuadra e Mladostit, të cilët shumë herë janë fare pranë golit por pa mundur të konkretizojnë si duhet. Në minutën e 82 vjen dhe goli i parë për skuadrën vendase ku Magera çon topin në rrjetë pas një pasimi të ardhur nga Kudela. Pjesa tjetër e lojës nuk ka asgjë për të shënuar. Kështu mbyllet ky takim me Shkëndijën që kualifikohet për në play-off.

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lojërat Olimpike në Rio mund të jenë një katastrofë e vërtetë
Redi Jupi publikon listën për ndeshjen kundër Italisë, nuk grumbullohet Milot Rashica »
Article Logic
Execution time: 0.026448011398315
array(1) { ["section"]=> string(71) "feste-kuqezi-ne-ceki-shkendija-shkon-ne-play-off-te-europa-league-48803" }