Festim Lelaj, arrestohet për trafik droge nënkomisari i Fierit

Publikuar tek: barometri, më 08:19 06-12-2017 Festim Lelaj, arrestohet për trafik droge nënkomisari i Fierit

Nënkomisari i Fierit Festim Lelaj është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet të jetë koka e një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.

Lelaj akuzohet se është organizatori i trafikut të 2.5 tonëve kanabis në Itali, por ndërkohë newsbomb.al ka mësuar prapaskenat e arrestimit të tij mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kanë thirrur në një mbledhje të gjithë krerët e Policisë Fier, ku i pranishëm ishte edhe nënkomisari Lelaj.

Në momentin e fillimit të mbledhjes, efektivët e SHKB-së i kanë kërkuar të gjithë drejtuesëve të tjerë të policisë së Fierit që të largohen dhe në  sallë ka qendruar vetëm Festim Lelaj. Në këtë moment është bërë dhe vënia e tij në pranga.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023189067840576
array(1) { ["section"]=> string(68) "festim-lelaj-arrestohet-per-trafik-droge-nenkomisari-i-fierit-102111" }