Festime skandaloze në Lezhë, simpatizantët e PD djegin në shesh flamurin e PS-së

Publikuar tek: politike, më 16:16 23-06-2015

Festimet kanë arritur kulmin në Lezhë duke kapërcyer modelet pozitive të atyre festimeve që na janë përcjellë deri tani nga simpatizantët në bashkitë e tjera në vend.

Pas fitores së Fran Frrokajt i cili erdhi nga rradhët e së djathtës, kundrejt Viktor Tushaj që kandidonte nën logon e ASHE, simpatizantët e kampit blu janë mbledhur në qendër të qytetit për të festuar por duket se kanë zgjedhur një mënyrë tërësisht të gabuar për ta bërë një gjë të tillë.

Ata kanë djegur flamurin e kampit kundërshtar, pra të Partisë Socialiste e ndërsa në sfond dëgjohen edhe thirrjet : “Meta ik”.

Djegia e flamurit të rivalëve  është një humbje e madhe për simpatizantët blu të cilët deri më tani kishin kishin mbështetur kandidatin e tyre në mënyrë  të qetë e dinjitoze.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bregu numëron dhe bën bilancin e votave në njësinë 7: T’i ikësh realitetit nuk është fitore
Këshillat bashkiakë, PS kryeson në Gjiorkastër e Libohovë, PD në Kukës e Tropojë, LSI në Kurbin »
Article Logic
Execution time: 0.016534090042114
array(1) { ["section"]=> string(85) "festime-skandaloze-ne-lezhe-simpatizantet-e-pd-djegin-ne-shesh-flamurin-e-ps-se-14456" }