Festivali Folklorik i Gjirokastrës zhvendoset në maj

Publikuar tek: kulture-art, më 21:43 30-01-2015 Festivali Folklorik i Gjirokastrës zhvendoset në maj

Ishte vendosur data 4-9 prill si koha e zhvillimit të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës por tanimë, kjo datë është zhvendosur për në muajin maj.

Arsyeja e kësaj zhvendosjeje ishte  pikërisht koha jo e përshtatshme për të interpretuar në qiell të hapur, pasi siç dihet prilli është i ftohtë e me reshje.

Një tjetër shkak që solli këtë ndryshim date ishte edhe fakti që nga zonat e thella malore u kërkua më shumë kohë për t’u përgatitur.

Muaji maj shënon gjithashtu edhe çeljen e sezonit turistik, çka do ta bënte Gjirokastrën një burim atraksioni jo vetëm për vendasit por edhe për turistët e huaj.

Ministrja Kumbaro më herët, ka bërë me dije se është hartuar statuti i festivalit dhe plani i veprimit. Konkurrimet do të bëhen në bazë qarku, me 12 grupe përfaqësuese sipas qarqeve, dhe me rreth 50 artistë pjesëmarrës për secilin prej tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të kujtojmë Anton Çehovin
Butrinti, në "Top Listën" e vendeve që duhen vizituar »
Article Logic
Execution time: 0.026770830154419
array(1) { ["section"]=> string(57) "festivali-folklorik-i-gjirokastres-zhvendoset-ne-maj-1973" }