Festivali i Këngës drejt “revolucionarizimit”, këngët jo më ekskluzive

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:09 23-10-2015 Festivali i Këngës drejt “revolucionarizimit”, këngët jo më ekskluzive

Emërimi i Elton Dedës si udhëheqësi artistik i Festivalit të Këngës në RTSH do të sjellë edhe risi për këtë event në edicionin e 54 të tij.

“Të godasë”, “të ngelet”, “të mbetët në gojën e publikut”, “ti rrëmbejë zemrën”,  janë disa prej qëllimeve të muzikës, e cila në edicionin e 54-tërt të Festivalit Kombëtar publikun e saj do ta emocionojë nëpërmjet 30 veprave muzikore.

Stafi që po merret me përgatitjen e festivalit ka menduar të praktikojë diçka të re këtë vit. Këngët e FiK nuk do të jenë më ekskluzive të dy netëve të para të këtij festivali.

Nëpër korridoret e Radio Tiranës, aty ku zhvillohen provat dhe që qëndrojnë gjatë këngëtarët, autorët dhe producentët, po qarkullon së fundmi edhe ideja që veprat muzikore të Festivalit të prezantohen paraprakisht në TVSH dhe në disa kanale të tjera muzikore dhe jo vetëm, gjë kjo e cila do të jetë tërësisht në funksion të promovimit të muzikës si risi e edicionit të 54-tërt.

Zhvillimi i këtij Festivali, premton edhe një tjetër risi të propozuar nga poeti Agim Doçi. Në çdo karrike në sallën e Pallatit të Kongreseve, publiku do të gjejë edhe një fletë palosje me tekstet e këngëve konkurente.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030886888504028
array(1) { ["section"]=> string(73) "festivali-i-kenges-drejt-revolucionarizimit-kenget-jo-me-ekskluzive-23832" }