Festivali i rëndësishëm që sjell kinematografinë botërore, radikalizmi sot në një këndvështrim kulturor

Publikuar tek: kulture-art, më 09:31 22-09-2017 Festivali i rëndësishëm që sjell kinematografinë botërore, radikalizmi sot në një këndvështrim kulturor

Do të zhvillohet sot dita e pestë e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Për të Drejtat e Njeriut .

Ky festival organizohet në ambjentet e Akademisë së Multimedias dhe Filmit “Marubi” në Tiranë dhe hyrja është e lirë për publikun që do ta ndjekë nga afër këtë eveniment të rëndësishëm artistik.

Më poshtë është programi i ditës së pestë: 22 shtator, titujt e filmave, një përshkrim dhe një trailer në youtube.

 PROGRAMI I PLOTE

@ TE AKADEMIA E SIGURISË

11:00 - FORUM mbi Krimin Kibernetik

CYBERJIHAD (XHIHADI KIBERNETIK) nga Hans Busstra

Në prani të regjizorit

Doc - 48 min - 2016 - Netherlands

Xhihadistët po bëjnë luftë në mediat sociale.Propaganda që ata përhapin po bëhet gjithnjë e më profesionale. Cilat armë virtuale do të shpërndajë ISIS për të radikalizuar të rinjtë në Perëndim? Pse europianët e rinj bien brenda “tele-realitetit mesjetar” të ISIS-it?

Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, xhihadizmi ka fituar shumë territore në internet pa ndonjë pengesë. Pas 11 shtatorit, Al-Qaeda filloi të postojë video amatoreske në internet. Deri tani, ISIS ka një departament mediash profesionale të quajtur Al-Hayat. Sasia dhe cilësia e propagandës xhihadiste janë rritur. Prerjet e kokave tani filmohen me xhirime të ngadalësuara me kamera të shumëfishta. Gjatë dy viteve të fundit, filmat kanë përparuar nga një sekuencë e rastësishme mizorish, në filmat aksion të stilit Hollywood-ian që përpiqen të joshin të rinjtë nga e gjithë bota në romancën e xhihadit: Edhe ti mund të bëhesh luftëtar heroik i xhihadit. Nga një zero në Perëndim, në një hero në Siri.

 

@ AKADEMIA E FILMIT & MULTIMEDIAS MARUBI

17:00 - BROTHER JAKOB (VËLLA JAKOBI) nga Eli Roland Sachs

Doc - 92 min - 2016 - Germany

Jakobi është vëllai im i dashur. Një ditë ai ndryshoi dhe filloi ta quante veten Salafi. Në vend të endjes nëpër klubet e natës të Berlinit, duke pirë drogë, duke bërë muzikë dhe duke filozofuar me shokët e tij, tani besimi i ri i Jakobit qëndron mbi çdo gjë tjetër. A janë marrëdhëniet e Jakobit me mua dhe të tjerët, dikur të thella dhe të sinqerta, papritur pa vlerë për të nga ç’është besimi i tij i ri? Unë dua të kuptoj se nga ka ardhur ky ndryshim i mendjes dhe i ndjenjave dhe ç’do të thotë kjo. Me kameran time, unë nisem në kërkim të lidhjes së dashurisë vëllazërore, ashtu siç patë qenë. Duhet pak kohë para se Jakobi të më lejojë t’i afrohem, por më në fund fillojmë të flasim me njëri-tjetrin. E shoqëroj atë në xhaminë e tij, bisedoj me Imamin e tij, filloj të njihem me vëllezërit e tij të rinj dhe takoj gruan e tij. Ndërsa unë ngadalë filloj të kuptoj pikëpamjen personale të Jakobit për Islamin, vëllai im vazhdon transformimin e tij që më është vënë si një pasqyrë përpara vetes. A jam gati ta shoh njeriun përpara besimtarit? "Vëlla Jakobi" është një portret intim i vëllait tim dhe i rrugëtimit të tij. Është një rrugëtim me disa të papritura të fshehura dhe unë u ftova që të shkoja bashkë me të. Është një udhëtim me një qëllim të qartë por edhe të thellë: për të gjetur të vërtetën.

TRAILER: https://vimeo.com/195807686

 

18:45 - GRAB MY HAND (KAPMA DORËN) nga Andi Bilibani, Fatlinda Daku, Elhame Kastrati 

Në prani të producentëve

Doc - 7 min - 2016 - Kosovo

Ky film i kushtohet vajzës që vdiq në qershor të vitit 2016 në Prizren, Xheneta Gashi. Ky film flet për fëmijët që jetojnë në të njëjtat rrethana si Xheneta, e po ashtu edhe për situatën e mjerueshme ekonomike të Kosovës.

https://vimeo.com/178878467

 

19:00 - CYBERJIHAD (XHIHADI KIBERNETIK) nga Hans Busstra

Në prani të regjizorit

Doc - 48 min - 2016 - Netherlands

Xhihadistët po bëjnë luftë në mediat sociale.Propaganda që ata përhapin po bëhet gjithnjë e më profesionale. Cilat armë virtuale do të shpërndajë ISIS për të radikalizuar të rinjtë në Perëndim? Pse europianët e rinj bien brenda “tele-realitetit mesjetar” të ISIS-it?

Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, xhihadizmi ka fituar shumë territore në internet pa ndonjë pengesë. Pas 11 shtatorit, Al-Qaeda filloi të postojë video amatoreske në internet. Deri tani, ISIS ka një departament mediash profesionale të quajtur Al-Hayat. Sasia dhe cilësia e propagandës xhihadiste janë rritur. Prerjet e kokave tani filmohen me xhirime të ngadalësuara me kamera të shumëfishta. Gjatë dy viteve të fundit, filmat kanë përparuar nga një sekuencë e rastësishme mizorish, në filmat aksion të stilit Hollywood-ian që përpiqen të joshin të rinjtë nga e gjithë bota në romancën e xhihadit: Edhe ti mund të bëhesh luftëtar heroik i xhihadit. Nga një zero në Perëndim, në një hero në Siri.

 

20:15 - NOTORIOUS DEEDS (AKTE TË ULTA) nga Gabriel Tempea

Në prani të regjizorit

Doc - 68 min - 2016 - Romania/Austria

Bukuresht, tetor 1989: një nxënës i shkollës së mesme zhduket pa asnjë gjurmë. Javë më vonë, ai rishfaqet në një mbledhje të Rinisë Komuniste ku denoncohet për disa “veprime të dënueshme” dhe përjashtohet nga organizata. Si rezultat i veprimeve të njëjta “të dënueshme”, ai dëbohet nga shkolla. Shokëve të tij të shkollës nuk u është treguar kurrë se cilat ishin në fakt veprimet e tij. “Akte të ulta, të padenja për t'u përmendur”, është i vetmi koment i dhënë nga një përfaqësues i lartë i partisë komuniste. Tani, 25 vjet më vonë, ata që kanë qenë të përfshirë, mezi ç’presin të tregojnë anën e tyre të historisë.

TRAILER: http://ihrffa.net/notorious-deeds.html

 

@ AQSHF

17:00 -  JOŽKA  (JOZHKA) nga Hamze Bytyçi

Doc - 26 min - 2017 - Czech Republic/Germany

I sëmurë pas shumë vitesh pune në miniera, Jozhka ia ka kushtuar jetën e tij luftës për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe kundër diskriminimit të vazhdueshëm të romëve në Republikën Çeke. Mosrespektimi ndaj minoritetit rom përfaqësohet nga një fermë derrash me kapacitet të madh të ndërtuar në vendin e ish-kampit të përqendrimit, pranë Lety-së në Boheminë Jugore, ku qindra romë humbën jetën nën regjimin nazist - duke përfshirë gjysmën e familjes së gruas së Jozhkës.

TRAILER: https://vimeo.com/199748770

 

 17:30 - KARL MARX CITY (QYTETI KARL MARX) nga Petra Epperlein, Michael Tucker

Doc - 90 min - 2016 - Germany/USA

Njëzet e pesë vjet pas rënies së Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ), regjisorja Petra Epperlein kthehet tek Ozi proletar i fëmijërisë së vet, për të gjetur të vërtetën për vetëvrasjen e babait të saj të ndjerë dhe për të kaluarën e tij të përfolur me Stasin. A ka qenë ai një Informator për policinë sekrete? A ishte fëmijëria e saj një fantazi e trilluar? Ndërsa kërkon përgjigje në arkivat e gjera të Stasit, ajo tërheq pas perden e ostalgjisë së saj (Gjermanët e Lindjes shpesh vuajnë nga një gjendje e çuditshme të quajtur "Ostalgia" - një nostalgji për të gjitha gjërat në Lindje, "Ost", në gjermanisht), dhe hyn në botën paralele të sigurimit të shtetit, duke parë jetën e saj të mëparshme përmes lenteve të persekutorit. Duke rindërtuar jetën e përditshme të RDGJ-së përmes filmimeve të survejimeve të deklasifikuara të Stasit, e kaluara luhet si fanta-shkencë distopike, duke na dhënë një sfond rrënqethës për pyetjet ndaj aparatit të kontrollit dhe kuptimit të së vërtetës në një shoqëri ku çdo veprim dhe mendim ishte i dyshimtë.

TRAILER: https://vimeo.com/209872367

 

19:00 - PATRIOTIC LESSON (MËSIM PATRIOTIK) nga Filip Jacobson

Doc - 20 min - 2016 - Germany

Filmi “Mësim Patriotik” tregon historinë e një gare këndimi të një shkolle fillore polake, në të cilën fëmijët këndojnë këngë patriotike, plot me heroizëm, guxim, gjak, djersë dhe lot. Përmes një prezantimi të qartë të interpretuesve dhe publikut, dhe tensionit që rritet mes prindërve dhe mësuesve dhe më në fund gjatë tërheqjes së jurisë për vendim, shtrohen pyetje rreth kuptimit të patriotizmit dhe riafirmimit të tij institucional për gjeneratën e ardhshme.

TRAILER: https://vimeo.com/170082362

 

19:20 - WHEN WE TALK ABOUT KGB (KUR FLASIM PËR KGB-NË) nga Maxì Dejoie, Virginija Vareikyte

Doc - 74 min - 2015 - Lithuania/Italy

Një luftëtar i ri i lirisë dhe një operativ i KGB-së janë rritur që të dy gjatë epokës sovjetike. Sot ata përshkruajnë se çfarë i bëri ata të zgjedhin drejtimet e tyre të ndryshme. Pas shumë vitesh pritjeje që burri i saj të kthehet nga një spital psikiatrik-burg, një grua disidenti përpiqet të mbushë boshllëkun e madh në kujtesën e tij. Një shkrimtar i shtypit të organizatës të fshehtë, i cili u dënua me shtatë vjet dëbim, takohet me ish-marrësin  e tij në pyetje. Një koleksionist i antikave shkon në një hotel në qendër të Vilniusit, ku ishte arrestuar një herë dhe më pas u zhduk për nëntë muaj, duke kërkuar përgjigje për pyetjet pa përgjigje.

“Kur flasim për KGB-në” përbëhet nga shtatë tregime të dhimbshme nga jeta, që e vënë gishtin tek faji që vazhdon të mbetet ende pas krimeve sovjetike dhe tek euforia pas fitores së lirisë.

TRAILER: https://vimeo.com/148422336

 

@ TE QENDRA MULTIFUNKSIONALE TEN

18:00 . DAY ONE (DITA E PARË) nga Henry Hughes

Fiction - 25 min - 2015 - USA

Dy botë në hasmëri. Zëri i një gruaje.

TRAILER: https://youtu.be/xalkI7XsqMc

 

 18:30 - AMONG THE BELIEVERS (MES BESIMTARËSH) nga Mohammed Naqvi, Hemal Trivedi

Doc - 83 min - 2015 - Pakistan/USA

Një zbulim tronditës dhe syçelës në përhapjen e shkollës islamike radikale të Xhamisë së Kuqe në Pakistan, e cila pregatit ushtri fëmijësh për t’ia kushtuar jetën e tyre xhihadit, apo luftës së shenjtë, duke filluar nga një moshë fare e njomë.

TRAILER: https://youtu.be/MSklZY_VCIM

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy vite pa Tonin Tërshanën, ndërroi jetë pak ditë pasi plotësoi ëndrrën e madhe
Teatri “Metropol” nis sezonin e ri, në skenë drama shqiptare të panjohura për publikun »
Article Logic
Execution time: 0.027450084686279
array(1) { ["section"]=> string(108) "festivali-i-rendesishem-qe-sjell-kinematografine-boterore-radikalizmi-sot-ne-nje-kendveshtrim-kulturor-93260" }