Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit çel siparin e shfaqjeve tek skena e re 'arTurbina' (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:56 24-09-2018 Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit çel siparin e shfaqjeve tek skena e re 'arTurbina' (FOTOT)

Skena e re “arTurbina” hapi dje dyert për të mirëpritur Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, ku në datat 23-30 Shtator, do të ngjiten në skenë 14 trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare. Në hapjen e Festivalit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se investimi për “arTurbinën” ka një rëndësi të veçantë për qytetin.

 

“Jam shumë i lumtur që ne, si Bashki e Tiranës, iu bashkuam financimit për kthimin e festivalit. E dini fare mirë, sa herë që do të bësh diçka ndryshe, has atë valën e parë të histerisë, që thonë: Ore, njerëzit s’kanë bukë të hanë, ç’është kjo që financojmë teatro? Por, unë besoj se duhet t’i përgjigjemi një pyetje: Njerëzit jetojnë vetëm me bukë? Pra, a është teatri gjithashtu ushqim? A është muzika ushqim? Po filmi? Unë besoj se në një qytet të mirë do të duhet të ketë një menu që mbush jo vetëm stomakun, por edhe shpirtin, kokën, me libra, aktivitete e festivale”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se kryeqyteti do të ketë edhe një godinë të re për Teatrin Kombëtar dhe i ftoi të gjithë të lënë pas histerinë, për t’i hapur rrugë zhvillimit. Veliaj shprehu bindjen se ashtu si “arTurbina”, edhe godina e re e Teatrit Kombëtar do të ketë një njëjtin sukses. “Ka ardhur koha që të jemi më pak të marrosur, më pak histerikë, më pak entuziastë për llaçin e tullën dhe më shumë të frymëzuar nga arsyeja e vërtetë se pse ne po i bëjmë këto ndërtesa. Bëhen për njerëzit, për t’u shijuar e përjetuar nga njerëzit, për të frymëzuar njerëzit. Me më pak shqetësim për llaçin, tullat, arkitektët e inxhinierët, për tallashin dhe gjithë vjetërsirat dhe me më shumë angazhim, të mund të financojmë teatro si ky që do shohim sot”, deklaroi Veliaj.

Falë një kalendari të detajuar, të ngjeshur me aktivitete nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, Tirana është kthyer në një qendër arti, duke arritur gjer në 700 evente në vit. “Në një kilometër katror hapësirë po ndodhin disa gjëra: një event në sheshin “Skënderbej”, një event tjetër tek Amfiteatri i Liqenit, një tjetër aktivitet filmash te Pazari i Ri e kështu me radhë; në qoftë se unë do të kisha një ëndërr për të vizatuar se ç’mund të ishte qyteti ynë, ai do të ishte i mbushur me aktivitete të tilla”, tha Veliaj. 

Pasi i uroi suksese trupave të aktorëve që do të ngjiten në skenë përgjatë një jave, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh optimiste se shumë shpejt do të jenë gati për publikun edhe godina e rikonstruktuar e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe godina e Teatrit të ri Kombëtar. “Është shumë kënaqësi kjo skenë. I urojmë mbarësi këtij teatri, ashtu sikurse do të piqemi besoj, pas një viti, në një tjetër teatër fantastik kombëtar si Teatri i Operas dhe i Baletit dhe padyshim tek Teatri i ri Kombëtar, siç e meriton kjo trupë”, deklaroi Kumbaro.

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, i cili është edhe kryetar i jurisë së festivalit, e cilësoi organizimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove si një vlerë e padiskutueshme për qytetin dhe kërkoi që kjo ngjarje të kthehet në një traditë.

“Rifillimi i festivalit mbarëkombëtar të teatrove është një vlerë e padiskutueshme; për të kanë nevojë kryeqendrat tona, krijuesit, regjisorët, aktorët, skenografët, konstumografët, që të shohin, të përballen me njëri-tjetrin dhe pse jo, të përmirësohen me një konkurrencë pozitive”, theksoi Xhepa.

Ky festival e nisi rrugëtimin e tij një javor me komedinë shqiptare “TAG”. TAG” është një realizim tërësisht shqiptar, i prodhuar nga Bashkim Hoxha në bashkëpunim me Andia Xhungën si regjisore, Genc Shkodranin si skenograf, Berina Kokonën si kostumografe dhe Agim Krajkën dhe Sajmir Çilin si realizues të muzikës. Por, kjo nuk do të jetë shfaqja e vetme, pasi edhe 13 shfaqje të tjera nga trupa të të gjitha trojeve shqiptare do të jenë pjesë e këtij festivali të rëndësishëm kulturor.

42458095_1883951015053916_4352713895798898688_n.jpg

42379403_273950059916017_5990295427235184640_n.jpg

42439890_342819553127017_4482063493117247488_n.jpg

42487031_1830786393706206_1399487837539139584_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Air Albania' me emrin e Lasgushit, Pogradeci mbushet me postera ironizues
»
Article Logic
Execution time: 0.0044500827789307
array(1) { ["section"]=> string(95) "festivali-mbarekombetar-i-teatrit-cel-siparin-e-shfaqjeve-tek-skena-e-re-arturbina-fotot-135398" }