Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut mbërrin në Shqipëri, mos e humbisni nesër

Publikuar tek: kulture-art, më 18:55 17-09-2017 Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut mbërrin në Shqipëri, mos e humbisni nesër

Nesër tek Akademia e Filmit&Multimedia Marubi hapet edicioni 12-të i IHRFFA -Festivali Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.  Hyrja në këtë festival do të jetë e lirë për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.

 

Festivali do të hapet në orën 19.00 me një ceremoni të veçantë me të ftuar të shumtë dhe filmi që çel siparin është DUGMA-THE BUTTON i regjisorit norvegjez Pål Refsdal që do të shfaqet në orën 20.00. 00.

Filmi trajton jetët e një grupi shumë të ndryshëm kamikazësh të Al Kaedës që veprojnë në Siri.
Refsdal që mbërrin në Tiranë dhe do të jetë i pranishëm gjatë shfaqjes së filmit është një gazetar i njohur freelance, fotograf dhe dokumentarist që ka raportuar nga shumë zona të nxehta lufte ku puna e ka lidhur me grupe të ndryshme rebele për të dëshmuar nga krahu tjetër i frontit.

Në 2009 ai u infiltrua mes trupave Talebane në Afganistan ku u zu rob dhe u mbajt peng për një javë.
Është i njohur bashkëpunimi i Pål Refsdal me Ushtrinë Çlirtare të Kosovës në 1998 ku qëndroi tre muaj në spital pas plagosjes nga forcat jugosllave. Ministri norvegjez i kohës Knut Vollebæk zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm jugosllav të kohës që të ndërmjetësonte për nxjerrjen e Refsdal nga zona e luftës.

Më poshtë traileri i filmit që do të shfaqet nesër:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin çmimet, ja sa kushton një Iphone
»
Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645
array(1) { ["section"]=> string(103) "festivali-nderkombetar-i-filmit-per-te-drejtat-e-njeriut-mberrin-ne-shqiperi-mos-e-humbisni-neser-92684" }