Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zbardhet programi i plotë

Publikuar tek: kulture-art, më 21:38 19-09-2017 Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zbardhet programi i plotë

Dita e tretë e edicionit të 12-të IHRFFA– në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut është ditën e nesërme më datë 20 shtator.

AKADEMIA E FILMIT & MULTIMEDIAS MARUBI ZBRADH PROGRAMIN:


11:00 - FORUM me gratë e privuara nga liria - Tema: Dhuna në familje

Hava është një grua në të 30-at që jeton në rrethinat e Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës. Ajo punon si kuzhiniere në një restorant të ushqimit të shpejtë në qytet. Pas vdekjes së prindërve, vëllezërit e saj vendosën të ndanin trashëgiminë. Sipas zakoneve tradicionale, e drejta për trashëgimi i përket vetëm pasardhësve meshkuj. Prandaj, ajo u përjashtua nga trashëgimia familjare, duke e privuar atë nga e drejta e saj për të përfituar nga prona familjare. Për shkak se është në të 30-at, vëllezërit e saj besojnë se ajo duhet të martohet në mënyrë që ajo të mund të jetojë në shtëpinë e bashkëshortit të saj.
TRAILER: https://vimeo.com/168405440


17:00 - NO ËAY BACK (S’KA KTHIM PAS) nga Michael Kongshaug:

Zeinah dhe vajza e saj Norah ikin nga lufta në Siri dhe mbërrijnë në Turqi, të dëshpëruara për t'i hipur një gomoneje për në Europë. Pas çdo përpjekjeje të dështuar, atyre u bëhet më e vështirë për t'i shpëtuar autoriteteve turke. Me qëllim që të shpëtojë Norah-n, Zeinah përballet me vendimin më të vështirë të jetës së saj.


17:20 - A DROP OF BLOOD (NJË PIKË GJAKU) nga Bekim Guri:
Nëse ime bijë nuk do ta ruajë nderin e familjes, ky fishek i jep të drejtën burrit të saj t’i marrë jetën, natën e parë të martesës!


17:30 - TËO EURO PER HOUR (DY EURO ORA) nga Andrea D’Ambrosio - Në prani të regjizorit:

Në Italinë e Jugut takohen dy gra. Roza, 17 vjeç, ka një të dashur i cili, shpreson ajo, do ta largojë atë nga fshati. Gladys, 35 vjeç, është kthyer nga Venezuela pa para, e pamartuar, ka hequr dorë nga ëndrrat e saj. Gladys takon Aldon dhe beson në mundësinë e një jete të re, por është një iluzion. Gladys dhe Roza shpresojnë, qeshin, dashurojnë dhe punojnë për 2 euro në orë në një laborator në bodrum, pa dritare, që ngacmohen nga një bos i pasjellshëm dhe abuziv. Një zjarr që bie, i zë ato brenda. Shpëtuesit do t'i gjejnë ato të përqafuara. Vetëm njëra do të shpëtojë e gjallë.
TRAILER: https://youtu.be/eiTf09UX8e8

19:15 - GOLDEN DAËN: A PERSONAL AFFAIR (AGIMI I ARTË: NJË ÇËSHTJE PERSONALE) nga Angélique Kourounis. Në prani të regjizores:

Partneri im në jetë është hebre, një nga djemtë e mi është homoseksual, tjetri është anarkist dhe unë jam një feministe e krahut të majtë si dhe një bijë emigrantësh. Nëse Agimi i Artë vjen në pushtet, problemi ynë i vetëm do të jetë se në ç’vagon do të na futin.”
Një gazetare rrëmon për vite me radhë brenda organizatës së partisë neo-naziste greke “Agimi i Artë”.
Rënia financiare, paqëndrueshmëria politike dhe marrëdhëniet familjare janë vënë në qendër të vëmendjes, teksa dokumentari përpiqet të zbulojë “ç’ka në kokat e AgimArtëve, të cilët hiqen si viktima” të sistemit.
Agimi i Artë “nuk e ka fshehur kurrë” ideologjinë e tij. Ndikimi i tij në sondazhe mund të ketë qenë pothuajse inekzistent më parë, por përputhshmëria e kësaj ideologjie me besime të palëkundshme në Greqi - kultivuar nga shumë klerikë dhe shumica e mediave si dhe sistemit politik - është terreni pjellor në të cilin organizata lulëzon.
Regjisorja e shqyrton këtë çështje përmes anktheve të veta, shqetësimeve dhe frikërave të saj, pasi i ka kushtuar shumë vite dhe dy dokumentarë të tjerë televizivë trajtimit të partisë neo-naziste, e cila ka marrë vendin e tretë në sistemin politik grek pas tre dekadash aktiviteti të errët por të përgjakshëm.
TRAILER: https://vimeo.com/147062534

21:30 - Music ëith Taëusê Melek Quartate

TE QENDRA MULTIFUNKSIONALE TEN (Rr. Myslym Shyrri):

18:00 - SELITA nga Elton Baxhaku, Eriona Çami - Në prani të regjizorëve
Bën kronikën e përpjekjeve të aktivistëve dhe banorëve romë, që përpiqen të ndalojnë ndërtimin e autostradēs, e cila kërcënon të shkatërrojë lagjen e tyre në Tiranë.
TRAILER: https://youtu.be/5d9GPIZj4_8



AQSHF:

17:00 - YIBRIL nga José Daniel Granados”

Gabrieli, një artist i rrugës, spanjoll që jeton në Bruksel, i përgjigjet një telefoni që po i tringëllon zilja, të cilin e gjen në mbeturina. Në skajin tjetër të linjës është Hala, një vajzë siriane e mbajtur peng nga kontrabandistët që po qan për ndihmë. Pasi e kupton se ajo është aty afër, ai vrapon rrugëve për ta gjetur atë.
TRAILER: https://vimeo.com/176384466


17:20 - OPERATION COMMANDO (OPERACIONI KOMANDO) nga Jan Czarleëski:

Fëmijët luajnë lojë luftash në këtë kamp veror, një luftë ku Indianët janë kundër Komandove. Dy vëllezër ndahen mes dy grupeve rivale. Më i madhi i premton më të voglit se ai do të shkojë ta kërkojë në natën e tyre të parë.
TRAILER: http://ëëë.ihrffa.net/operation-commando.html


17:45 - RED APPLES (MOLLËT E KUQE) nga George Sikharulidze:

Marrëdhënia e një nuseje të re Armeniane me bashkëshortin e saj vihet në provë në ditën e parë të martesës, kur vjehrra e saj ndërhyn.
TRAILER: https://vimeo.com/208328361


18:00 - DEPTH TËO (THELLËSIA DY) nga Ognjen Glavonić:

Në vitin 2001, në një rrethinë të Beogradit u zbulua një varrezë masive. Shpejt do të kishte edhe më shumë të tilla. “Thellësia Dy” heton ngjarjen e fshehur prapa këtij zbulimi të tmerrshëm dhe na kthen në vitin 1999 dhe bombardimet e NATO-s në Serbi.
Duke përdorur dëshmitë gojore të autorëve të krimeve dhe viktimave, “Thellësia Dy” shtjellohet si një triler hipnotik, i cili inspekton vendet ku ndodhën krimet 17 vjet të shkuara dhe ndjek gjurmët e kësaj masakre të parrëfyer, në një përpjekje për të zbuluar dhe për t'i dhënë një zë historive, të cilat ende janë qëllimisht të varrosura në heshtje.
TRAILER: https://vimeo.com/178747664


19:20 - BROTHERS OF THE NIGHT (VËLLEZËR NATE) nga Patric Chiha:

Në një botë të nëndheshme, me në sfond vijën e horizontit të Danubit dhe Vjenës, jetojnë të paprivilegjuarit nga ana e shoqërisë së mirë. Duke u mburrur me xhaketat e tyre prej lëkure, sikur të jenë kostume anti-plumb, këta romë bullgarë pozojnë, luajnë dhe joshin me stilin alla-Marlon Brando. Ata janë zhvendosur në Vjenë në kërkim të aventurës, lirisë dhe parave të shpejta, por në vend të kësaj, varfëria i ka shtyrë të shesin trupat e tyre. Të përpirë nga një jetë nate që nuk mund t’i shmangen, ata i kalojnë netët duke u shërbyer klientëve të tyre, shpesh njerëz të vetmuar që jetojnë në banesa publike. Ata e quajnë këtë “të bësh biznes” për të bërë një dallim të qartë midis punës dhe kënaqësisë. Mallkimi i tyre është të qenit të pashëm, por ndërsa afrohen orët e muzgut, zë fill jeta e tyre e dytë, krahas përpjekjeve që bëjnë për të mbështetur familjet dhe fëmijët në vendin e tyre. Një jetë që u përket vetëm atyre, ku mund të jenë të rinj dhe moskokëçarës. Por ka një rreze ngushëllimi në ndjenjën e tyre të bashkëjetesës me shokët, pavarësisht se janë aq larg nga shtëpia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeshtri shqiptar i akuarelit, Helidon Haliti, ekspozitë pikturash në muzeun e Kinës
Gratë e dhunuara marrin vëmendjen e duhur në një organizim tërësisht ndryshe »
Article Logic
Execution time: 0.041066884994507
array(1) { ["section"]=> string(88) "festivali-nderkombetar-i-filmit-per-te-drejtat-e-njeriut-zbardhet-programi-i-plote-92952" }