Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut zbardh programin për ditën e nesërme: Mos i humbisni

Publikuar tek: kulture-art, më 19:42 20-09-2017 Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut zbardh programin për ditën e nesërme: Mos i humbisni

Dita e katërt e edicionit të 12-të IHRFFA– Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut do të jetë ditën e nesërme në Tiranë. Më poshtë është prezantuar i gjithë programi i plotë me shpjegimet për shfaqjet dhe fimat përkatës që do të mbahen ditën e nesërme në kuadër të festivalit.

Programi Plotë:
AKADEMIA E FILMIT & MULTIMEDIAS MARUBI
11:00 - FORUM me Shkollën Sami Frashëri - Tema: Komunikimi virtual
Filmi: THE GIRL OF 672K (VAJZA ME 672 MIJË NDJEKËS) nga Mirjam Marks

“Vajza me 672 mijë ndjekës” është një film për krijuesen holandezo-amerikane, Annegien (15 vjeç) që është duke u rritur, talentet krijuese të së cilës tërheqin vëmendje të gjerë në peisazhin virtual. Fotot e saj personale dhe artistike në llogarinë e saj në Instagram Fetching_tigerss arrijnë mbi 672,000 ndjekës. Një kanal televiziv në internet, ka nuhatur talentet e Annegien-it dhe dëshiron të punojë me të. Si do të ndikojë suksesi i saj tek ajo dhe fotografitë e saj?
TRAILER: https://youtu.be/ghR_XZiV4rI


AKADEMIA E FILMIT & MULTIMEDIAS MARUBI
17:00 - AT HOME IN THE ËORLD (SI NË SHTËPI NËPËR BOTË) nga Andreas Koefoed:

“Si Në Shtëpi Nëpër Botë” është një përshkrim intim i jetës së përditshme të pesë fëmijëve refugjatë në një shkollë azili të Kryqit të Kuq të Danimarkës.
Fëmijët; Magomed, Sehmuz, Heda, Amel dhe Ali kanë kombësi dhe prejardhje të ndryshme, por të gjithë kanë ikur nga shtëpitë me familjet e tyre, duke arritur në Danimarkë me shpresën për t’ia nisur nga e para.
Gjatë rrjedhës së një viti, ndodh një zëvendësim prej 80% në një klasë në shkollën e azilit. Pak prej tyre u miratohet qëndrimi në Danimarkë dhe largohen nga qendrat e azilit për t'u bërë pjesë e shoqërisë daneze. Të tjerët refuzohen dhe kthehen në vendin e tyre të origjinës. Disa jetojnë si ilegalë dhe vazhdojnë jetën e tyre në arrati nga mizoritë në vendin e tyre.
Ne i ndjekim fëmijët përgjatë një viti në një mjedis gjithnjë në ndryshim.
TRAILER: http://ëëë.ihrffa.net/at-home-in-the-ëorld.html


18:00 - ADA FOR MAYOR (ADA PËR KRYEBASHKIAKE) nga Pau Faus:

“Ada Për Kryebashkiake” (Alcaldessa) ndjek Ada Colau-n për një vit, nga koha e kaluar prej saj duke organizuar betejën kundër dëbimeve në Barcelonë, deri në ditën kur ajo betohet si kryetare bashkie e saj. Kronika intime - që paraqet video-ditarin e saj, të Colau-t - dhe qasja e privilegjuar në punimet e brendshme të një platforme të re qytetare, zbulojnë një rrugëtim të jashtëzakonshëm në të cilin bashkohen dy tema mbizotëruese: një fitore historike që ilustron ndryshimet politike që po ndodhin në Europën Jugore dhe luftën e brendshme të dikujt që ka frikë të bëhet ajo çka aq shpesh e ka vënë në dyshim. TRAILER: http://ëëë.ihrffa.net/ada-for-mayor.html


19:30 - THE ËORLD’S SMALLEST ARMY (USHTRIA MË E VOGËL E BOTËS) nga Martin Gerner. Në prani të regjisorit:


Hamon dhe Marcus, një gjerman dhe një afgan, të armatosur me kallashnikov dhe turban, bëjnë një udhëtim nëpër Alpe si talebanë bavarezë. Filmi ndjek lojën e tyre artistike, humoristike por edhe kritike të këtyre dy guerrilasve kulturorë dhe përpjekjen e tyre për një integrim më të mirë në kohët kur mijëra refugjatë vijnë në Europë dhe islamofobisë së re. Hamon - pas 20 vjetësh nënçmimi - lufton kundër racizmit të përditshëm në Gjermani. Marcus i kundërshton luftërat – të vogla apo të mëdha - dhe shqyrton me kujdes mbajtjen e Lederhosen bavareze. (Shën. i përkth. Pantallona të shkurtra prej lëkure të mbërthyera në formë H-je, të veshura tradicionalisht nga burrat në rajonet alpine si Bavaria). Që të dy e kthejnë realitetin tonë kokë-poshtë: talebanët bavarezë vijnë si gjoja punonjës humanitarë me qëllim civilizimin e Bavarisë. Por ndërsa Hamoni ballafaqohet me paragjykimin e të qenit një terrorist, veprimi i tij si taleban bavarez e inkurajon atë që të merret më me sinqeritet me sfidat me të cilat ballafaqohet. Ai kërkon klube që mbajnë pushkë tradicionale dhe vende që kanë ndjeshmëri ndaj birrës për të vënë në provë tolerancën e gjermanëve dhe austriakëve. Ajo që duket si një komedi rezulton të jetë një konflikt: Dueti bën të vetat mbrëmjet tradicionale gjermane “për atdheun” (Heimatabende) për qëllimin e tyre, duke u përpjekur të gjejnë se sa ka vend për tolerancë në mesin e të huajve në mjedise të molepsura nga nacionalistë. Duke vepruar kështu, ata reflektojnë rreth miteve gjermane të patriotizmit dhe atdheut. Takimet me popullsinë lokale të Alpeve përzihen me dëshirën e fortë të Talibanit bavarez: Hamon dhe Marcus kanë një dëshirë të përbashkët për t’u stabilizuar në Gjermani. Vizioni i tyre është aq ironik, saç është edhe i vërtetë: ndërsa Europa bën thirrje për një integrim më të mirë, emigrantët janë në rrezik.
TRAILER: https://vimeo.com/126236608



AQSHF:
17:00 - THE EMPTY ROOM (DHOMA BOSH) nga Jasna Krajinovic:

Sabriu, djali i Salihas, niset befas një ditë për Siri, për xhihad. Ai ishte 19 vjeç. Tre muaj më vonë, Saliha, bashkëshorti i saj dhe fëmijët mësojnë po aq befas, vdekjen e tij. Sabriu ka lënë pas një dhomë të zbrazët dhe të afërmit e tij të shkatërruar. Saliha, përballë këtij pikëllimi të thellë, vendosë të veprojë dhe të bashkohet me prindër të tjerë, nënat e tjera, fëmijët e të cilëve u nisën për në Siri. Disa prej tyre kanë vdekur, disa të tjerë ende jetojnë dhe disi arrijnë të qëndrojnë në kontakt me familjet e tyre. Së bashku ata përpiqen të kuptojnë se nga vjen ky radikalizëm i papritur dhe se si fëmijët e tyre mundën të regjistroheshin në rrjetet xhihadiste aq shpejt.
Sot, vdekja e një të riu që vdes në Siri, siç është rasti i Sabriut, nuk regjistrohet ligjërisht, fëmija konsiderohet i munguar, i supozuar i vdekur. Si mund të mbash zi në kushte të tilla? Nga parlamenti belg, tek të rinjtë që takon në shkollë, Saliha përpiqet që t’i vërë gjërat në lëvizje duke dëshmuar fenomenin e radikalizimit, veprimin e rekrutuesve dhe pikat e dobëta mbi të cilat ai është ngritur. Jasna Krajinoviç e filmoi këtë histori brenda intimitetit të familjeve, si dhe veprimit të tyre publik. Me shumë ndjeshmëri, ajo ofron këndvështrimin e saj dhe na jep çelësin për të kuptuar shkallën e këtij fenomeni që po na gërryen sot. Në shtëpinë e Salihas, ne e shohim këtë familje e cila është duke u rimëkëmbur, ndërkohë që vajton për një djalë të zhdukur. Në sferën publike, ne kuptojmë se çfarë po i godet këto familje dhe përgjigjet e mundshme. Është kjo lëvizje e dyfishtë që kontribuon në forcën e filmit.
TRAILER: https://vimeo.com/148500847


18:00 - A BRILLIANT GENOCIDE (NJË GJENOCID I PËRKRYER) nga Ebony Butler:

“Një Gjenocid i Përkryer” është një ekspozé politike dhe një dokumentar për të drejtat e njeriut që tregon me hollësi gjenocidin e popullit Acholi të Ugandës veriore që filloi rreth 30 vjet më parë. Deri tani, kjo tragjedi ka qenë e panjohur dhe ngjarja e parrëfyer. Nën maskën e shtypjes së një rebelimi nga Joseph Kony dhe Ushtrisë së tij të Rezistencës së Zotit (LRA), regjimi brutal i Museveni-t është akuzuar për orvatje të zhdukjes së popullit Acholi të Ugandës Veriore. Filmi paraqet mizoritë e kryera nga ushtria e Museveni-t kundër Acholi-t që prej vitit 1986, kur ai mori pushtetin dhe përfshin intervista me të mbijetuarit e torturave mizore, të paimagjinueshme dhe vrasjeve masive. Viktimat ndajnë përvojat e tyre të shtypjes, poshtërimit dhe privimit me sinqeritet mbresëlënës. “Një Gjenocid i Përkryer” shqyrton historinë e vërtetë, por të mbajtur fshehur të regjimit të Ugandës dhe është një kundërvënie e fuqishme ndaj Kony-t 2012, një video virale e bujshme me mbi 100 milion shikime. Kjo video solli ndërgjegjësimin botëror për krimet e kryera nga Ushtria e Rezistencës së Zotit nën udhëheqësin rebel Joseph Kony, tani njeriu më i kërkuar i Afrikës, por ajo që video nuk arriti të tregonte ishte tmerri që po bëhej në anën tjetër të konfliktit. Filmi tregon se si regjimi i Musevenit e ka përdorur Kony-n si kukull, duke i dhënë mundësi qeverisë së Ugandës ta shtrijë më tej kontrollin e saj mbi Ugandën Veriore dhe për të fituar mbështetjen ndërkombëtare përkundër përpjekjeve të përbashkëta për të zhdukur një grup të tërë etnik. Duke përdorur një numër të konsiderueshëm intervistash nga mendimtarë të shquar ugandas, figura të opozitës, aktivistë, të mërguar dhe emigrantë, “Një Gjenocid i Përkryer” na paraqet një pamje të pashembullt dhe demaskuese të historisë së re të Ugandës, krimet e kryera nga një qeveri mbi popullin e vet dhe ç’kuptim ka e gjithë kjo për pjesën tjetër të botës.
TRAILER: https://vimeo.com/164970216


19:15 - LONG LIVE BULGARIA (RROFTË BULLGARIA) nga Adela Peeva:

Qëllimi i filmit "Rroftë Bullgaria!" është ta përqëndrojë vëmendjen e publikut në një problem serioz - ringjallja e nacionalizmit në Bullgari. Gjatë tre viteve kemi gjurmuar zhvillimin e disa të rinjve nga Sofja, Stara Zagora dhe Plovdiv - qytete të mëdha në Bullgari. Këta janë të rinj me një ndjenjë patriotike të zhvilluar fuqishëm, të cilët e përkufizojnë veten si patriotë dhe më shpesh si nacionalistë.
Ata janë anëtarë të organizatave të ndryshme nacionaliste.
Qëllimi i filmit është t'u përgjigjet pyetjeve:
- Ku është kufiri ndërmjet patriotizmit dhe nacionalizmit?
- Kur dhe si fillon formimi në patriotizëm dhe në nacionalizëm?
- Kush është i përfshirë në këtë formim: mësues, prindër, miq, figura kulturore, autoritetet lokale?
Të shtyrë nga ndjenja patriotike dhe dëshira për të afirmuar identitetin e tyre, këta të rinj kalojnë vijën e hollë midis patriotizmit dhe nacionalizmit të theksuar. Shpërfillja, ose mbështetja e hapur nga "të moshuarit" i privon ata nga një korrigjues dhe kjo do të thotë se brezi që po rritet sot në Bullgari është i prirur për shovinizëm dhe nacionalizëm agresiv. Ajo që po ndodh në Sofje, Stara Zagora ose Plovdiv nuk është përjashtim, është një model i vogël i ndjenjave në të gjithë Bullgarinë. Fundi i filmit tregon se gjërat në të gjithë Europën nuk janë më ndryshe. Organizata më e shquar nacionaliste në Bullgari është Bashkimi Kombëtar Bullgar. Iniciativa e saj më e rëndësishme është marshimi vjetor në nderim të gjeneralit Lukov - mbështetës i Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kreu i organizatës nacionaliste "Bashkimi i Legjioneve Kombëtare Bullgare". Marshi i Lukovit tradicionalisht ndiqet nga të ftuar të organizatave të ngjashme nga vende të ndryshme europiane. Të gjithë mendojnë se e ardhmja u përket atyre. Megjithatë, pyetja është: çfarë të ardhme presim?
TRAILER: https://youtu.be/5GpSRseCIdë


TE REJA
19:30 - AMERIKA SQUARE (SHESHI AMERIKA) nga Yannis Sakaridis:

Athinë 2016. Një triptik i shpejtë që zbulon forcat kundërshtare të sfidave humanitare të sotme. Nakos, një racist banal, i ka ardhur në majë të hundës prej mijëra refugjatëve në lagjen e tij.
Tarek, një ish-mjek ushtarak sirian po kërkon të merret vesh për të kaluar kontrabandë nga Greqia me të bijën. Billy, një artist tatuazhesh bie në dashuri me Terezën, një këngëtare afrikane, e cila po kërkon gjithashtu të ikë nga deti. Tre historitë shkrihen bashkë kur veprimet e dëmshme të Nakos e frenojnë kontrabanduesin e Terezës dhe Tarekut, Hasanin. Udhëtimi i tyre i paligjshëm ndërpritet dhe ata duhet të gjejnë një rrugë tjetër. Ndërsa koha po mbaron për të gjithë, Billy ndërhyn për të organizuar ikjen.
TRAILER: https://vimeo.com/183220420

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenori i famshëm shqiptar koncert në krah të Plaçido Domingos
»
Article Logic
Execution time: 0.025292158126831
array(1) { ["section"]=> string(105) "festivali-nderkombetar-per-te-drejtat-e-njeriut-zbardh-programin-per-diten-e-neserme-mos-i-humbisni-93069" }