Festivali në RTSH vjen me Adi Krastën dhe surpriza të mëdha: Duam të bëjmë Sanremon

Publikuar tek: kulture-art, më 17:42 17-11-2017 Festivali në RTSH vjen me Adi Krastën dhe surpriza të mëdha: Duam të bëjmë Sanremon

Këtë vit është 56 vjetori i festivalit të këngës në RTSH dhe pritet të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera.

Garancia për këtë, janë emrat që kanë marrë përsipër ta organizojnë këtë spektakël.

Bëhet fjalë për një nga regjizorët më të mirë në Shqipëri, Pali Kuke dhe një prezantuesit më të dashur të publikut shqiptar Adi Krasta. Në konferencën për shtyp të organizuar me këtë rast, Krasta dhe Kuke kanë folur para mediave dhe këngëtarëve për risitë e këtij festivali.

Adi Krasta premtoi se këtë vit festivali në RTSH do të jetë një gjë krejt ndryshe nga çfarë ne kemi parë në vitet e fundit.

“Ne qeshëm kur thamë që do bëjmë festivalin. Ne nuk dum të bëjmë festivalin. Ne thamë duam të bëjmë “Sanremon”, është qartë që "Sanremon" ne nuk e bëjmë dot, por është qartë që duam ta ndjejmë ndryshe këtë festival. Për shumë nga ne mund të jetë, përshembull për mua do të jetë i fundit duke u lënë mundësinë të tjerëve. Unë e prisja që nuk do të kishte gazetar këtu, por është kënaqësi që jeni ju. Ky festival do të jetë jo me gjëra të tepruara. Në thelb të festivalit do jenë këngëtarët. Për herë të parë heqim dorë nga skena pllakateske dhe do të jetë e mbuluar. Unë dua t’ju them këtë vit, ejani në këtë festival, sikur jeni duke shkruar në sallën Ariston. Festivali do të jetë shumë impenjativ dhe do të ketë shumë surpriza”,- tha Adi Krasta. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pëllumb Kulla reflekton pas sabotimit: Si nuk u festua 60 vjetori i estradës, historia e një brezi që la gjurmë të pashlyeshme
Kosova pret vizitën e zyrtarit të rëndësishëm amerikan »
Article Logic
Execution time: 0.012647151947021
array(1) { ["section"]=> string(88) "festivali-ne-rtsh-vjen-me-adi-krasten-dhe-surpriza-te-medha-duam-te-bejme-sanremon-99943" }