Festuan me shqiponjën, FIFA merr vendimin e PAPRITUR për Xhakën dhe Shaqirin

Publikuar tek: sport, më 17:52 25-06-2018 Festuan me shqiponjën, FIFA merr vendimin e PAPRITUR për Xhakën dhe Shaqirin

FIFA ka marrë vendimin për dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës Granit Xhaka dhe Xherdan shaqiri, pasi festuan golat në fitoren ndaj Serbisë duke bërë simbolin e Shqiponjës.

Xhaka dhe Shaqiri së bashku me mbrojtësin zviceran Lichtsteiner nuk janë dënuar dhe do të lejohet të luajnë kundër Kosta Rikës në ndeshjen e radhës.

FIFA ka shpërfillur kërkesën e Serbisë për përjashtimin e tyre, por megjithatë ka vendosur të gjobisë me 10 mijë franga zvicerane Xhakën e Shaqirin dhe me 5 mijë franga, Lichtsteiner.

Organi qeverisës i futbollit botëror nisi hetimin për shkak të festimeve të treshes së talentuar pas golave ndaj Serbisë. Simboli i shqiponjës i bërë me duar nga Xhaka e Shaqiri u komentua gjerësisht në mediat botërore ndërsa në Serbi u interpretua si “provokativ” dhe “politik”.

Megjithatë të shumtë ishin zërat në mbrojtje të dy futbollistëve shqiptarë nga Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lichtsteiner mbron Xhakën dhe Shaqirin: Simboli ishte shqiponja, jo Shqipëria e Madhe. Ata që provokuan janë serbët
»
Article Logic
Execution time: 0.018240928649902
array(1) { ["section"]=> string(82) "festuan-me-shqiponjen-fifa-merr-vendimin-e-papritur-per-xhaken-dhe-shaqirin-125701" }