Festuan me shqiponjën në Rusi, FIFA hetim disiplinor për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin

Publikuar tek: sport, më 08:39 24-06-2018 Festuan me shqiponjën në Rusi, FIFA hetim disiplinor për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin

FIFA hap hetim disiplinor ndaj dy futbollistëve shqiptarë Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

 

Shkak i këtij hetimi është bërë ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, kur dy futbollistët festuan dy golat duke bërë me duar shqiponjën. Në një deklaratë FIFA është shprehur se kanë hapur tashmë procedurat disiplinore për dy futbollistët e ekipit të Zvicrës.

Mësohet se hetim paraprak do të ketë edhe për trajnerin e ekipit serb. 

“Në lidhje me të njëjtën ndeshje, procedime disiplinore janë hapur edhe ndaj Federatës serbe të Futbollit, për shqetësimet që kanë sjellë tifozët në stadium dhe shfaqjen e mesazheve politike e agresive nga tifozët serbë. Për më tepër, një hetim paraprak është hapur ndaj trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç, për deklaratat akuzuese që bëri pas ndeshjes në fjalë”, thuhet në deklaratë. 

Gjestet e futbollistëve, ndonëse ndezën zemrat e shqiptarëve morën shumë reagime. Lidhur me këtë reagoi edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke u shprehur se serbët nuk kanë ofenduar askënd, ashtu siç, sipas tij, bënë shqiptarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani me mendjen të Maribor-i, të kuqtë 'braktisin' Shqipërinë
'Virusi provokacija' zë FIFA-n, heton 'shqiponjën' e Xhakës dhe Shaqirit »
Article Logic
Execution time: 0.021644115447998
array(1) { ["section"]=> string(97) "festuan-me-shqiponjen-ne-rusi-fifa-hetim-disiplinor-per-granit-xhaken-dhe-xherdan-shaqirin-125539" }