Fevziu-Basha me opinione të “forta” kundër njëri tjetrit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:09 12-03-2015 Fevziu-Basha me opinione të “forta” kundër njëri tjetrit

Kreut të PD-së Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion” i është dashur të ngrejë zërin përballë drejtuesit Blendi Fevziu, pasi ky i fundit sipas kreut të opozitës nuk po e lejonte të shprehte deri në fund mendimin e tij.

Basha ka kërkuar nga Fevziu ta lejojë që të përgjigjet dhe të ketë durim njësoj si në rastin kur në studio ndodhet kryeministri Edi Rama. Kreu i PD-së madje ka vajtur më tej kur i ka thënë Fevziut se lejon që Rama ta fyej atë drejtpërdrejt në studio.

Basha: Mos më privo të drejtën e fjalës. Mos i hiq të drejtën e fjalës opozitës.

Fevziu: Mos u viktimizoni kështu.

Basha: Unë nuk jam i pandehuri i juaj që të përgjigjem me “Po” dhe “Jo”. Ki durim si në rastin kur është ai tjetri këtu që të fyen dhe ti bën bisht pyetjeve.

Fevziu: Nuk je ti këtu që të më bësh balancën mua.

Ky ishte një pjesë e debatit me tone të larta që dominoi për disa çaste bashkëbisedimin midis Bashës dhe Fevziut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028102874755859
array(1) { ["section"]=> string(60) "fevziu-basha-me-opinione-te-forta-kunder-njeeri-tjetrit-5741" }