Fevziu bëhet “pishman”, ndryshon temën e emisionit në transmetim direkt

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:39 24-03-2016 Fevziu bëhet “pishman”, ndryshon temën e emisionit në transmetim direkt

“Ku gabuam?”-, ishte tema e zgjedhur nga Blendi Fevziu për emisionin e sotëm të “Opinion”, ku diskutohet për atë çka solli ndryshimi i regjimit në vitin 1990 dhe çfarë vendi është sot Shqipëria.

Të ftuar janë disa personazhe me rol kryesor 26 vite më parë, si Arben Imami, Genc Ruli, Preç Zogaj, Artur Zheji, Afrim Krasniqi dhe Mark Marku. Nëse do merrnim të mirëqenë atë që thoshte tema e emisionit, se me Shqipërinë u gabua dhe ajo u drejtua keq, atëherë të ftuarit janë përgjegjës në këtë dështim.

E megjithatë, pasi të ftuarit kanë nisur të flasin, në ekran u ndryshua tema e emisionit. “Gabuam apo jo?”-, është titulli i ri, i ndryshuar në transmetim direkt. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026830911636353
array(1) { ["section"]=> string(74) "fevziu-behet-pishman-ndryshon-temen-e-emisionit-ne-transmetim-direkt-35941" }