Fevziu ngre dyshime për vizitën e Ramës në SHBA, mbulohet nga misteri

Publikuar tek: politike, më 10:12 13-04-2016 Fevziu ngre dyshime për vizitën e Ramës në SHBA, mbulohet nga misteri

Kryeministri është shfaqur sot në Nju Jork në një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut dhe në një takim të dytë me disporën shqiptare në SHBA. Njoftimi i shtypit ka qenë se kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, edhe pse, as Kryeministria dhe as Ambasada Amerikane nuk kanë bërë asnjë koment për llojin e vizitës. Dhe nuk kanë lëshuar asnjë njoftim zyrtar për mediat.

Ajo që të bën përshtypje është që vizita e Ramës në SHBA nuk ka një axhendë të qartë dhe as të bërë publike më parë. Siç duhej të ndodhte normal me çdo Kryeministër në çdo vend të botës. Nëse i referohesh vizitës dy vjet më parë në Uashington të Kryeministrit Malazez Gjukanoviç dhe asaj të vjetshme të Kryeministrit Serb Vuçiç, të dy kanë publikuar më parë në media gjithë detajet e vizitës dhe gjithë takimet e parashikuara atje. Rama nuk e ka bërë këtë. Delegacioni është larguar nga Shqipëria ditën e diel dhe do të kthehet me shumë gjasë, diku nga e shtuna. Takimi me Bajdenin dhe Obamën pritet që të jenë të enjten në mesditë.  Nuk dihet se çfarë ka bërë Kryeministri dje dhe as se çfarë do bëjë nesër? Si shtyn ditën në SHBA, një Kryeministër që ka plot punë në Shqipëri dhe që për një takim që mund të zgjasë 45 minuta, shpenzon bashkë me një staf jo për t’u injoruar një javë në SHBA?! Nuk është fjala vetëm për shpenzimet financiare (nuk mund të injorohen edhe ato), por për shpenzimin pa kriter të kohës dhe të respektit ndaj qytetarëve, votat e të cilëve e kanë ngjitur në atë post. Natyrisht, një Kryeministër mund t’i gjejë vetes shumë takime kortezie, por asnjë prej tyre nuk justifikon një vizitë një javore në një vend tjetër. Dhe nuk sjell asgjë për Shqipërinë. Kryeministri i Shqipërisë është një Kryeministër me diplomaci modeste. Udhëtimet e shpeshta mund të justifikohen me investimet e mundshme dhe projekte konkrete, por një javë mungesë në zyrë për një takim 45 minutësh nuk ka sens. Rama mund të kishte mbërritur në SHBA të mërkurën e mund të ishte larguar të premten, duke i kursyer vetes sorrollatjen në rrugët e Nju Jorkut, aq më tepër që këtë herë nuk kishte për të hapur as ekspozitë. Pra i mungonte dimensioni i tij artistik.

Nuk është hera e parë që kjo ndodh. Edhe në shtator ai shpenzoi thuajse 10 ditë për sesionin e rradhës së OKB – së; disa herë ka udhëtuar në Kinë dhe Hong Kong, në takime që lënë dyshime për rëndësinë e tyre. Me një llogaritje të shpejte që opinion.al ka bërë, Rama rezulton kryeministri me më shumë udhëtime si numër, që ditën që ka hyrë në zyrë. Duke lënë pas edhe Fatos Nanon.

Nuk ka asnjë problem që Kryeministri të udhëtojë, por ai duhet më parë të bëjë publike axhendën e tij dhe të sqarojë nëse takimet që ka në të e justifikojnë kohën që kalon jashtë Shqipërisë… Nga Blendi Fevziu, Opinion.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO E PLOTE/ Çfarë ndodhi në Gjirokastër, mes kryebashkiakes Zamira Rami, drejtorit të Ujësjellësit dhe vartësve
Blushi: Nuk do ta çoj Partinë Socialiste në gjykatë.Kush u fut në grevë urie, të skuqet për referendumin »
Article Logic
Execution time: 0.022410869598389
array(1) { ["section"]=> string(74) "fevziu-ngre-dyshime-per-viziten-e-rames-ne-shba-mbulohet-nga-misteri-37568" }