Fevziu: Pas një emisioni në vitin 2012, me Berishën nuk jemi telefonuar më

Publikuar tek: politike, më 16:13 09-06-2015 Fevziu: Pas një emisioni në vitin 2012, me Berishën nuk jemi telefonuar më Ish kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu në një intervistë me kolegun e tij Çim Peka ka rrëfyer për raportet e tij me ish kryeministrin Berisha. Fevziu ka zbuluar se me Berishën ai nuk ka shkëmbyer më telefonata që prej vitit 2012.

"Raportet me Berishën i kam sqaruar thuajse në çdo intervistë. Ka pasur një “problem” për një emision në vitin 2012. Nuk ka pasur as sherr, as fjalë dhe asgjë e tillë. Thjeshtë që nga ai moment nuk jemi telefonuar më".

Ndërkaq  Fevziu, është pyetur nga Peka edhe për atë se çfarë mendon në lidhje me kandidatët e Tiranës, Veliajn dhe Kosovën. “Nuk kam asnjë mendim as për njërin dhe as për tjetrin” është përgjigjur për syri.net.

Sa i takon zgjedhjeve lokale të 21 qershorit Blendi Fevziu thotë: “Janë zgjedhjet më pa ngjyrë që kam parë që nga ato të parat të vitit 1992. Nuk besoj se do kenë shumë ndikim në fatet politike të 3 personazheve të mësipërm. Si gjithnjë në zgjedhje lokale secili do ti shohë në këndin e tij të shikimit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon Rama për “Becchettin”: Bllokimi i parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses
Dritan Prifti u kërkon fierakëve votat për Albert Çaçin »
Article Logic
Execution time: 0.032347917556763
array(1) { ["section"]=> string(78) "fevziu-pas-nje-emisioni-ne-vitin-2012-me-berishen-nuk-jemi-telefonuar-me-13115" }