Fevziu revolton komentuesin për Kadarenë. ‘’Shqiptari më i njohur në botë!’’, fraza që e detyroi t’i shkruajë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:01 28-01-2016 Fevziu revolton komentuesin për Kadarenë. ‘’Shqiptari më i njohur në botë!’’, fraza që e detyroi t’i shkruajë

Moderatori Blendi Fevziu ka revoltuar sot një komentues, lidhur me Kadarenë. Në këtë paradite Fevziu ka nxituar të urojë Kadarenë për 80-vjetorin e tij, duke publikuar edhe një foto me të, por ajo që ka nxehur komentuesin, është pikërisht një konstatim i Fevziut.

“Me 1300 botime në 49 gjuhë të botës Ismail Kadare është shqiptari më i njohur sot në botë! Sot mbush 80 vjeç. Gëzuar ditëlindjen!’’, ka shkruar Fevziu. Por pikërisht, vlerësimi i Fevziut ka nxitur komentuesin t’I bëjë atij një pyetje: “Ismail Kadare më i njohur se Nënë Tereza ? Vështirë për t’u besuar …’’, i shkruan ai.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një komentuesi tjetër, që ka sqaruar domethënien e asaj që ka shkruar Fevziu: “Po ta lexosh mirë do ta kuptosh përse e ka fjalën Blendi. Nuk ka thënë shqiptari më i njohur në histori, por ka thënë është shqiptari më i njohur sot në botë. Pra ka ndryshim mes të gjallëve dhe të vdekurve. Nënë Tereza është më e njohura në histori”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026257038116455
array(1) { ["section"]=> string(108) "fevziu-revolton-komentuesin-per-kadarene-shqiptari-me-i-njohur-ne-bote-fraza-qe-e-detyroi-t-i-shkruaje-31150" }