Fidel Castro rishfaqet pas 14 muajsh mungesë

Publikuar tek: bota, më 17:53 05-04-2015 Fidel Castro rishfaqet pas 14 muajsh mungesë

Ish-lideri i Kubës, Fidel Castro është shfaqur sërish në publik pas 14 muajsh mungesë, raportojnë mediat e shtetit ishullor. 

88 vjeçari u takua me një grup venezuelianësh në Havana, por në media nuk jepen më shumë detaje në lidhje me këtë takim. Kjo është shfaqja e parë publike e Fidel Castros që kur vëllai i tij, Raul dhe presidenti i SHBA-së Barack Obama, njoftuan rilidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Disa media të huaja kanë hedhur hije dyshimi në lidhje me gjendjen shëndetësore të 88 vjeçarit, madje kanë aluduar për vdekjen e tij, e cila mbahet e fshehtë nga pushteti në Havana. Megjithatë, fotot e postuara së fundmi tregojnë se Fidel Castro është gjallë dhe në gjendje që të takohet me njerëzit në vendin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023426055908203
array(1) { ["section"]=> string(49) "fidel-castro-rishfaqet-pas-14-muajsh-mungese-7882" }