FIFA propozon zhvillimin e Botërorit 2022 në nëntor-dhjetor

Publikuar tek: sport, më 16:11 24-02-2015 FIFA propozon zhvillimin e Botërorit 2022 në nëntor-dhjetor

FIFA ka propozuar që Botërori i vitit 2022 që do të organizohet në Katar, të zhvillohet në muajt nëntor dhe dhjetor për të shmangur në këtë mënyrë të nxehtin e madh të këtij vendi.

Propozimi i grupit operativ të FIFA-s është bërë sot, duke zgjedhur periudhën vjeshtë-dimër, si periudhë më e përshtatshme për të mbajtur Botërorin edhe pse si opsion ishte muaji janar, prill ose maj. Një tjetër detaj i rëndësishëm që ka bërë me dije FIFA është se ky botëror do të zgjasë më pas se 32 ditë, ndryshe nga herët e tjera.

“Duke pasur parasysh faktin se dy qytetet janë në konkurrencë për mbajtjen e lojrave Olimpike 2022, Almaty dhe Pekini, kohët e fundit premtuan se do të mbahet nga 4 deri 20 shkurti dhe se muaji i Ramazanit fillon më 2 prill, si edhe fakti që në Katar mbizotëron i nxehti nga muaji maj deri në shtator, opsioni i vetëm i mbetur për mbajtjen e Botërorit janë nëntori dhe dhjetori”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Gjithsesi ky propozim është kundërshtuar nga klubet dhe ligat europiane për shkak se gjatë kësaj periudhe luhen ndeshjet e sezonit.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s o të vendosë mbi propozimin e grupit operacional në një takim që do të mbahet në Cyrih më 19 dhe 20 mars të këtij viti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kukësi barazon 1-1 Skënderbeun në minutën e fundit
Juventus, “klubi më popullor” edhe në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.015676021575928
array(1) { ["section"]=> string(64) "fifa-propozon-zhvillimin-e-boterorit-2022-ne-nentor-dhjetor-4331" }