FIFA shkruan për “Shqiponjat”: Me një tranjer si De Biasi, e gjejnë Francën me sy mbyllur

Publikuar tek: sport, më 18:58 27-08-2015 FIFA shkruan për “Shqiponjat”: Me një tranjer si De Biasi, e gjejnë Francën me sy mbyllur

Faqja zyrtare e FIFA-s i ka kushtuar një artikull të gjatë kombëtares sonë të futbollit dhe tranjerit Gianni De Biasi.

Artikulli nis me humbjen e rëndë që Shqipëria pësoi kundër Luksemburgut në shtator të 2011, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në kampionatin europian të vitit 2012. Ndërsa, thekson se situata ka ndryshuar që prej asaj kohe dhe Shqiponjat e drejtuara nga De Biasi janë në momentin e tyre më të mirë në histori.

 “Jemi në një pozicion fantastik për momentin”, ka deklaruar 59 vjeçari italian për FIFA.com. “Jemi shumë krenarë dhe tejet të lumtur. Por situata në të cilën e kemi vendosur veten do të thotë se duhet të realizojmë të gjitha sfidat e vështira.”

Më tej FIFA shkruan se: “Italiani e mori skuadrën tre muaj pas humbjes ndaj Luksemburgut dhe që prej atëhere ka ndryshuar fatin shqiptar. Ka qenë kaq impresive kthesa e kombit të vogël ballkanik, i cili është ngjitur në vendin e 22-të në renditjen e FIFA-s, sa që 2.8 milionë banorët e tij kanë fërkuar sytë.”

Në artikull listohen fitoret e Shqipërisë në grupin I për kampionatin europian të vitit 2016, ndërsa theksohet se rritja me 14 pozicione në renditjen e FIFA-s është mëse e merituar.

Në prononcimin për FIFA-n, De Biasi kërkon që skuadra të ruaj qetësinë dhe tifozët të mos përfshihen nga eurforia, pasi nëse mendohet se Shqipëria është tashmë e kualifikuar, skuadra do të përfundojë duke mposhtur vetëveten.

“Çfarë pëlqej më shumë te shqiptarët? Ata janë shumë krenar dhe të aposionuar, edhe pse ma bëjnë punën e vështirë në disa raste”, shprehet tekniku italian, transmeton newsbomb.al.

FIFA e konsideron përballjen me Danimarkën në Kopenhagen të premten e ardhshme si “ndeshjen e jetës” për De Biasin.

Kur flet për lojtarët më të mirë që ka prodhuar vendi ynë, De Biasi veçon Altin Rrakllin dhe Igli Taren.

“Shqipëria gjithmonë ka prodhuar lojtarë të mëdhenjë. Si Altin Rraklli dhe Igli Tare që më vijnë tani në mendje. Por ekipi im është jashtëzakonshëm.”

“Roli im është që të gjejë një sistem taktik që nxjerr më të mirën e futbollistëve. Unë jam gjithmonë në kërkim për të gjetur balancën e duhur mes imagjinatës dhe disiplinës kolektive dhe lojatarët e mi mund ta gjejnë tashmë njëri-tjetrin në fushë me sy mbyllur. Asgjë nuk më jep më shumë kënaqësi se kjo”, shprehet De Biasi, transmeton newsbomb.al.

Në fund të shkrimit komenti i FIFA-s për De Biasi-n është: “Me një mentor si De Biasi në krye, Shqiponjat mund të jenë në gjendje gjithashtu për të gjetur rrugën për në Euro2016 me sy mbyllur.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lionel Messi përzgjidhet lojtari më i mirë i vitit në Europë
Skënderbeu shmang përplasjet me Dortmund dhe Liverpool. Josa: Shorti është i fortë për ne »
Article Logic
Execution time: 0.019213914871216
array(1) { ["section"]=> string(91) "fifa-shkruan-per-shqiponjat-me-nje-tranjer-si-de-biasi-e-gjejne-francen-me-sy-mbyllur-19349" }