FIFA zyrtarizon datën për ceremoninë e Topit të Artë 2015

Publikuar tek: sport, më 18:15 16-09-2015 FIFA zyrtarizon datën për ceremoninë e Topit të Artë 2015

FIFA ka bërë të ditur se me 11 janar 2016 në Zurich do të shpallet fituesi i çmimit Topi i Artë për vitin 2015, si dhe futbollistja më e mirë e vitit të kaluar.

Në edicionin e kaluar, më të mirët në të dy kategoritë ishin Cristiano Ronaldo dhe Nadine Kessler.

Këtë vit sërish Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të konkurrojnë për trofeun që e ka marrë  Ronaldo në dy vitet e fundit.

Gjatë mbrëmjes gala do të shpallen edhe trajnerët më të mirë të vitit në futbollin e meshkujve dhe femrave, si dhe do të zgjidhet goli më i bukur i vitit, i votuar nga lexuesit e faqes zyrtare FIFA.com, me çmimin Puskas.

Futbollistët më të dalluar të vitit do të kompletojnë ekipin FIFPro Wold X1, ndërsa çmimi Presidencial i FIFA-s do të dhurohet për shërbimin në sportin e futbollit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Elbasan Arena rrezikohet të flitet vetëm turqisht
“Tifozat Kuq e Zi” pa bileta: Presim takimin me FSHF, stadiumi për tifozët, jo zyrë për “kollaret” »
Article Logic
Execution time: 0.029398918151855
array(1) { ["section"]=> string(63) "fifa-zyrtarizon-daten-per-ceremonine-e-topit-te-arte-2015-20957" }