" Fifty Shades of Gray" zhgënjen

Publikuar tek: kulture-art, më 12:52 12-02-2015

"Fifty Shades of Grey"do të ketë më shumë skena seksi sesa 100 filmat më “pikantë” të vitit 2014 të marra së bashku, duke e bërë atë filmin më erotik të dekadës. Kështu ishte thënë përpara shfaqjes së filmit “50 hijet e Grayt” premiera e të cilit është dhënë dje për herë të parë edhe në kinematë tona.

Ata që kanë lexuar edhe librin me të njëjtin titull, do zhgënjehen nga filmi.

Nëse ishit përgatitur emocionalisht për të parë shumë skena seksi, mund t’ju themi që vetëm seks nuk kishte. Në 120 minuta film, skenat erotike nuk i kalonin më shumë se 15 minuta dhe nuk ishin aq të forta sa ç’ishte trumbetuar.  Në film nuk kishte ofshama, nuk kishte të bërtitura, e aq më tepër orgazma. Personazhet janë thuajse gjatë gjithë kohës të veshur dhe aktet nuk zgjasin. Nuk ka shpërthime emocionale e as fizike por një lojë psikologjike që mbështjell personazhet dhe nuk i le të shkojnë në limit. 

Kritikat që janë bërë më parë për librin me ç’duket janë reflektuar dhe realizuar në film.

Gray në film, ka një dhomë të tërë të mbushur me lodra seksi  por nuk përdoret asgjë veç  prangave dhe kamxhikut.

Askujt nuk i dhemb asgjë. Dashuri dhe paqe më shumë se sa seks dhe frikë. Po fundja, më mirë kështu…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Regjizorja Plasari braktis shfaqjen, konfliktohet me Hervin Çulin
MK, shpall listen e projekteve, fitues edhe njerëz pranë qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.023665189743042
array(1) { ["section"]=> string(34) "fifty-shades-of-gray-zhgenjen-3131" }