“Fiks Fare” frikëson institucionet, drejtori: Kujdes Fiksin, mos jepni prononcime të tipit “më tha ky”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:23 02-03-2016 “Fiks Fare” frikëson institucionet, drejtori: Kujdes Fiksin, mos jepni prononcime të tipit “më tha ky” Dy drejtuesit e emisionit Fiks Fare, Fiori dhe Doktori

Emisioni satirik “Fiks Fare” u bën zbor institucioneve të shtetit. Dhe është bërë aq i rrezikshëm, sa drejtuesit më të lartë të institucioneve, e përdorin “Fiksin” edhe në mbledhjet zyrtare që bëjnë. 

Kështu ka ndodhur në mbledhjen e djeshme të degës rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Gjirokastër, ku ka marrë pjesë edhe zv.drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni Kreshnik Todaj.

Siç raporton media lokale atje, ky i fundit, veç porosive të tjera, ka dhënë edhe një porosi të veçantë. “Duke marrë shkas dy herë nga pjesa e anës televizive me Fiksin, të jeni më të kujdesshëm në prononcime. Ju njihni vetëm ligjin, keni një ligj. Nuk ka këtu, më tha ky, më tha ai. Dakord, të mos ndodhë më. Jeni ju që vendosni” u ka thënë Todaj, inspektorëve të AKU, Gjirokastër. Kjo do të thotë, se kur Fiks Fare të kërkojë prononcime, s’do të ketë më të tilla???? 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kryqëzoni Ardit Gebrenë dhe puthni Kobrën e diktaturës”, shpërthen në revoltë shkrimtarja e njohur
Joleza Koka na fton të lexojmë një artikull: Që mos dëgjonim më “mos i fol asaj se është me ato” »
Article Logic
Execution time: 0.016148090362549
array(1) { ["section"]=> string(101) "fiks-fare-frikeson-institucionet-drejtori-kujdes-fiksin-mos-jepni-prononcime-te-tipit-me-tha-ky-33988" }