Fiksojnë ndeshjet si askush më parë: Përrallë e mrekullueshme e Skënderbeut ( FOTO)

Publikuar tek: sport, më 20:55 19-03-2018 Fiksojnë ndeshjet si askush më parë: Përrallë e mrekullueshme e Skënderbeut ( FOTO) Shkrim për skuadrën e Skënderbeut në The Guardian

Media prestigjoze nga Britania e Madhe, “The Guardian”, ka bërë së fundmi një shkrim për skuadrën e Skënderbeut.

Në artikullin e shkruar prej anglezëve është folur kryesisht për akuzat mbi trukimin e ndeshjeve nga korçarët.

Suksesi i arritur nga skuadra e Superligës Shqiptare ka mbërritur në çdo cep të Europës dhe tashmë mundësia që të largohet gna kompeticionet më të rëndësishme Europiane është e madhe dhe nëse vërtetohen akuzat, atëherë do të ishte një lajm i keq ky fillimisht për Skënderbeun e më pas për futbollin shqiptar.

“Gjithçka që Skënderbeu ka arritur është në prag të shuarjes. Ndaj këtij klubi kanë nisur hetimet, ndërsa duket se kjo skuadër ka trukuar shumë rezultate ndeshjesh, që mund të jetë numri më i lartë i të gjitha kohërave. Një raport i zbuluar i UEFA, tregon se gjashtë herë kampionët e vendit, të cilët garuan në fazën e grupeve të ‘Europa League’ këtë sezon rrezikojnë të dënohem me plot 10 vite pezullim nga aktivitetet evropiane.

Nëse kjo vërtetohet atëherë ky sukses i skuadrës do të ndalojë të paktën për një dekadë”, shkruhet në artikullin e “The Guardian”. Aktualisht çështja e Skënderbeut është depozituar në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë dhe ende nuk ka dalë një vendim në lidhje me të ardhmen e korçarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHPËRTHEN gazetari investigativ ndaj FSHF-së: Masakroi Vllazninë me gjyqtarin që dështoi në…
»
Article Logic
Execution time: 0.051631927490234
array(1) { ["section"]=> string(86) "fiksojne-ndeshjet-si-askush-me-pare-perralle-e-mrekullueshme-e-skenderbeut-foto-113826" }