Filip Çakulli mbush 60 vjeç, shuan sherrin e fundit, ul në tavolinë Ramën e Metën

Publikuar tek: politike, më 08:42 18-10-2015 Filip Çakulli mbush 60 vjeç, shuan sherrin e fundit, ul në tavolinë Ramën e Metën Edi Rama dhe Ilir Meta ne darken e festimit te 60 vjetorit te drejtorit te Fiks Fare Filip Çakuli

Drejtori i emisionit investigative “Fiks Fare” Filip Çakulli festoi dje 60 vjetorin në një atmosferë festive te restoranti i katit të fundit në Sky Tower ku personalitetet e qeverisë nuk munguan. 

Çakuli, gjithmonë ka bërë “ironi” me ditëlindjen e tij, faktin që ka lindur në tetorin kur lindën edhe personazhe të rëndësishme të politikës shqiptare, të kohës së diktaturës dhe demokracisë.

cakuli150

Por, përtej humorit, di të ulë në tryezë dhe pse jo, edhe të pajtojë, politikanët që kanë “papajtueshmëritë e tyre”. Newsbomb.al sjell foton nga festa e djeshme, ku në tavolinë Filip Çakulli ka ulur së bashku si kryeministrin Edi Rama me Lindën në krah, ashtu edhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, me familjen e tij në krah. Në tavolinë, shquhet Bora, vajza e madhe e Ilirit në krah të Linda Ramës.

Padyshim, shumëkush i kupton ecejaket e Filipit dhe marrëdhëniet me politikanët. Emisioni investigativ “Fiks Fare” ishte emisioni që në një farë mënyre ndau në një periudhë politike përfundimisht Edi Ramën dhe Ilir Metën. Por është prapë Filip Çakulli që bën ndryshimin dhe diferencën, dhe në momentin që ata nuk janë mirë, i ul në tavolinë.

Darka e djeshme si çdo darkë ka kaluar me muzikë e me humor. Ndërkohë që Filipi vetë ia ka marrë dhe valles. Nuk ka qenë vetëm Rama dhe Meta në këtë ceremoni. Për të nderuar drejtorin e Fiksit, veç stafit të vet, kanë qenë shumë ministra dhe zyrtarë të tjerë.

Përfundimisht, edhe stafi i newsbomb.al bashkohet me urimin e të gjithëve për këtë 60 vjetor të Filipit: Edhe 100 vjet të tjera, se je “Fiks” në moshën e duhur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Andi Bejtja sulmon kryeministrin: Kriminale të harxhosh para për prezervativin e transparencës
Aleanca KuqeZi: Prokurorë ndërkombëtarë për të hetuar mafien shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.02140998840332
array(1) { ["section"]=> string(85) "filip-cakulli-mbush-60-vjec-shuan-sherrin-e-fundit-ul-ne-tavoline-ramen-e-meten-23378" }