Fillon 'FSHESA TATIMORE' për bizneset e mallrave ushqimore e industriale: Pikat e shumicës dhe BILETAT e udhëtarëve

Publikuar tek: ekonomi, më 11:59 04-02-2018 Fillon 'FSHESA TATIMORE' për bizneset e mallrave ushqimore e industriale: Pikat e shumicës dhe BILETAT e udhëtarëve

Nis “Fshesa Tatimore” për bizneset e mallrave ushqimore/industriale dhe biletat e udhëtarëve.

Çdo qytetar apo biznes që tregton në pika të mëdha mallra me shumicë e pakicë, si dhe të gjitha tregjet e mallrave industriale duhet të marrin masat, njofton Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve.

Sakaq, për çdo qytetar që udhëton në linjat  transurbane, me furgon, autobus apo tren, duhet të ketë patjetër në dorë biletën e udhëtimit. Tatimet thonë se duke filluar nga java e ardhshme aksioni për evasion fiskal do të bazohet në disa pika të tjera:

Jo bizneset e mëdha, as ato të dyqaneve, bareve restoranteve, as bizneset e vogla, por pikërisht TREGJET e mëdha.

Në fokusin e tatimeve do të jenë:

Tregjet e mallrave ushqimore dhe industrial

Njësitë shitjeje e magazinimi me pakicë e shumicë

Akset kryesore rrugore në çdo qark, me qëllim kontrollin e dokumentacionit të mallrave në lëvizje

Transporti i udhëtarëve Sipas njoftimit të dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve objekt verifikimi do ketë disa dokumente kryesore:

Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe organin tatimor

Instalimi dhe përdorimi i pajisjeve fiskale

Verifikimi dhe deklarimi i punonjësve në organet tatimore

Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta udhëtarësh

Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produkit/sherbimit në raport me listën e afishuar të cmimeve

 Të tjera verifikime që përcaktojnë metodika e kontrollit tatimor “kujtojmë tatimpaguesit, që mbajtja e rregullt e dokumentacionit që do të verifikohet të tillë si dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), lëshimi i faturës tatimore, përdorimi korrekt i pajisjeve fiskale, etj, përveçse ulin/eleminojnë zbatimin e penaliteteve, shkurtojnë ndjeshëm edhe kohëzgjatjen e verifikimeve, që shkon në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi” thuhet në njoftimin e DPT.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tatimet japin alarmin, thellojnë masat kundër informalitetit: Ja subjektet ku do përqëndrohemi
»
Article Logic
Execution time: 0.018150091171265
array(1) { ["section"]=> string(119) "fillon-fshesa-tatimore-per-bizneset-e-mallrave-ushqimore-e-industriale-pikat-e-shumices-dhe-biletat-e-udhetareve-109069" }