Fillon seanca tek Krimet e Rënda, Lul Berisha përballet në gjyq me atentatorin

Publikuar tek: aktualitet, më 10:58 06-12-2018 Fillon seanca tek Krimet e Rënda, Lul Berisha përballet në gjyq me atentatorin

Lulëzim Berisha është paraqitur ditën e sotme në sallen e Gjykatës së Krimeve të Rënda në seancën ndaj atentatorit të tij Ahmet Ajeti.

Senaca e fundit për Ajetin u shty për në ditën e sotme për shkak se Lul Berisha nuk u paraqit në Gjykatë.

Sipas motrës së tij, ai nuk ishte në Shqipëri por referuar të dhënave të sistemit TIMS Berisha rezultonte brenda vendit.

Në seancën e sotme pritet përveç Lulëzim Berisha të dëshmojë edhe Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle. Ndër këta dëshmitarë, Coli është i penduari i drejtësisë dhe prej vitesh është nën ruajtjen e shtetit me status të veçantë. 

Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë.

Ajeti tentoi të vriste Lul berishën në 30 gusht të viti 2005.

Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pedagogu publikon FOTOT: Dita më e bukur në Tiranë! Krenar për studentët e mi, nuk janë mbetës por...
Protesta e studentëve, deputeti: Shihni kur të pshurret i forti kryeministër »
Article Logic
Execution time: 0.004162073135376
array(1) { ["section"]=> string(84) "fillon-seanca-tek-krimet-e-renda-lul-berisha-perballet-ne-gjyq-me-atentatorin-144125" }