Film-Dokumentar "Republika e Spaçit", kujtimet e së shkuarës (Traileri)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:12 15-01-2016

Dr. Dritan Karadaku dhe Dr. Julian Bejko kanë sjellë në sallën Unesco të Muzeut Kombëtar një dokumentar ndryshe. E kanë titulluar pikërisht "Republika e Spaçit" nga vepra e Platonit 'Republika' sepse preken çështje të shtetit, politikës, ligjeve, artit, shpirtit, shoqërise e njeriut.

Ajo ç’ka ata kanë realizuar është nje gjenealogji zërash, tingujsh, pamjesh e kuptimesh. Profesorët thonë se ideja për këtë film-dokumentar i ka lindur fill pas kthimit nga studimet në Paris ku hapën edhe një traditë të re ne Fakultetin e Shkencave Sociale për disiplinat shoqërore duke projektuar filma të integruar ne kuadrin e mësimdhënies.

Kinemaja është një pasion i vjetër i tyre dhe pranojnë që për ta ka qenë një përvojë unike pasi gjithçka e kanë realizuar vetë që nga idetë, skenari, interpretimet, xhirimet, përzgjedhjen e tingujve. Dokumentari është realizuar ne bashkëpunim edhe me studentët e sociologjisë të FSHS.

fot.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenori Agim Hushi jep lajmin e shpërnguljes në detyrë: Jeta ime do ndryshojë në mënyrën më të bukur
Sot 548 vjetori i vdekjes së Skënderbeut por Ministrisë së Kulturës i ka “ngecur” te Hervin Çuli e Eni Shehu »
Article Logic
Execution time: 0.018851041793823
array(1) { ["section"]=> string(72) "film-dokumentar-republika-e-spacit-kujtimet-e-se-shkuares-traileri-30074" }