Film në Londër për sopranon shqiptare Ermonela Jaho

Publikuar tek: kulture-art, më 19:53 26-02-2017 Film në Londër për sopranon shqiptare Ermonela Jaho

Ermonela Jaho tashmë është këngëtarja me e preferuar dhe ylli fluturues për operat me famë botërore. Kudo që ka performuar ajo ka shkëlqyer.

Ky sukses i padiskutueshëm i saj në bën krenarë të gjithëve. Por  ajo që vihet re së fundmi ka të bëjë me një film dokumentar që do të realizohet nga Opera Mbretërore e Londrës (Royal Opera House) për këngëtaren shqiptare me famë Botërore Ermonela Jaho.

Kjo deklaratë është bërë në faqen zyrtare të operës, ku ky institucion prestigjioz e vlerëson këngëtaren me një metaforë të pazakontë, që nënkupton se Ermonela Jaho është vetë zëri i operës.

“Në qoftë se opera është e re për ju, ose thjesht keni kureshtje, sopranoja Ermonela Jaho do të bëjë më të mirën e saj për t’ju përgjigjur. Ne do të përzgjedhim disa këngë dhe do t’i përdorim për të krijuar një film që do të xhirohet javën tjetër.”, shkruhet ne faqen zyrtare.

Statusi i plotë

ert3t34tujjj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 100 vjetori i lindjes së Prenk Jakovës, 10 propozime nga Vasil Tole për institucionet e kulturës
Problemet me Teatrin Kombëtar, përplasen aktorët me drejtorin, Çuli: Ka mungesë intelekti jo vetëm kushtesh »
Article Logic
Execution time: 0.013759851455688
array(1) { ["section"]=> string(57) "film-ne-londer-per-sopranon-shqiptare-ermonela-jaho-70040" }