Filmi kosovar “Home” rrëmben çmim në BAFTA

Publikuar tek: kulture-art, më 22:09 12-02-2017 Filmi kosovar “Home” rrëmben çmim në BAFTA

Filmi kosovaro-anglez “Home” ka fituar çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.

“Home” ka fituar në kategorinë e filmit të shkurtër (“Best Short”) duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party.

Në filmin “Home” bëhet fjalë për një familje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për t’u gjendur në situatë të njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes, shkruan KlanKosova.

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ermal Meta na bën krenarë, fiton një tjetër çmim të rëndësishëm në Sanremo
Vidhen objekte arkeologjike me vlerë në parkun ‘Apollonia’, procedohet drejtori dhe punonjësi (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.019968032836914
array(1) { ["section"]=> string(46) "filmi-kosovar-home-rremben-cmim-ne-bafta-68526" }