Filmi shqiptar, zyrtarisht në Berlinale

Publikuar tek: kulture-art, më 16:48 19-01-2015 Filmi shqiptar, zyrtarisht në Berlinale

Filmi me metrazh të gjatë “Burrneshat”, do jepet premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit.

Ky film, i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë është  i pari që hyn zyrtarisht në konkurencë për Ariun e Artë.

“Burrneshat”  mbështetet në romanin e Elvira Dones “Hana”, me regji të italianes Laura Bisburi dhe skenar të Francesca Manieri.

Filmi ka si subjekt një vajzë të vogël e të varfër, që braktis fatin e saj për t’u bërë një bashkëshorte e devotshme në malet e Shqipërisë. Ajo i nënshtrohet ligjit të Kanunit duke marrë me vete “titullin” e virgjëreshës së përjetshme.

Rolin protagonist e luan aktorja italiane Alba Rohwacher, fituese 3 herë e çmimit aktorja më e mirë në festivalin e Venecias.

Në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli dhe Bruno Shllaku të cilët kanë luajtur përkatësisht në “ Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express” dhe  “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit”…

Për “Burrneshat” luajnë edhe aktorët kosovarë Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.

Ky film është një bashkëprodhim mes Italisë, Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Gjermanisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Forum Ilirida” tani edhe në Lubjanë
Vaso Tole: Ja disa detaje të këngës së Kongresit »
Article Logic
Execution time: 0.018141984939575
array(1) { ["section"]=> string(42) "filmi-shqiptar-zyrtarisht-ne-berlinale-956" }