Filozofi Roger Scruton nderohet në Shqipëri me “Doctor Honoris Causa”

Publikuar tek: kulture-art, më 20:35 26-02-2016 Filozofi Roger Scruton nderohet në Shqipëri me “Doctor Honoris Causa”

“Filozofia është të bësh pyetje dhe të mos pranosh përgjigje të thjeshta”. Filozofi Roger Scruton para një auditori me pedagogë, studentë dhe personalitete të jetës politike foli mbi përpjekjet për ta kthyer filozofinë në një subjekt akademik.

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri ai ishte i ftuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Universiteti Europian i Tiranës, i cili e nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” . Titulli, me propozim të Senatit Akademik të UET-it dhe vendim të Ministrisë së Arsimit i jepet Scruton “për një kontribut të gjerë e të thellë në filozofi, në mendimin politik dhe në përkufizimin e disa prej sfidave më të mëdha, mes tyre: demokracia, kombi, të drejtat, feja, morali, e mira e përbashkët”. Roger Scruton, me veprën e tij, vlerësohet si një prej mbrojtësve më të mëdhenj të mendimit konservator, si një përtëritës i ideve konservatore të lirisë, komunitetit dhe shoqërisë.

Filozofi britanik e mori titullin dje pas disa takimeve të rezervuara nga personalitete të politikës në vend, si Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai do të jetë sot folësi kryesor i panelit të Forumit të Tiranës për Liri Ekonomike me temë “Kur do të vihet Kapitalizmi”.

Nderimi i tij me këtë titull të lartë akademik përkon gjithashtu me botimin në shqip të një prejt veprave më të njohura të tij “Si të jesh i Djathtë”, një botim i UET-Press.

Scruton është një nga mbështetësit më të vendosur të konservatorizmit, ka një kontribut të gjerë e të thellë në filozofi, në mendimin politik dhe në përkufizimin e disa prej sfidave më të mëdha, mes tyre: demokracia, kombi, të drejtat,  feja, morali, e mira e përbashkët, etj. Mediat britanike e kanë cilësuar si filozofin më të arrirë të Britanisë së Madhe, që prej kohës së Edmund Burke-es, dhe një yll që rrezellit në mendimin e sotëm filozofik.  Aktualisht ai është Profesor i Filozofisë në disa prej universiteteve më prestigjoze të botës përfshirë këtu Oxfordin, Cambridge, etj, është autor i më shumë se 30 librave, disa prej të cilëve gjenden tashmë në panteonin e literaturës filozofike, politike e sociale, shkrimtar i dy romaneve dhe shumë punimeve të tjera mbi filozofinë, artik, kulturën, estetikën, fenë, etikën, moralin, si dhe kompozitor i dy operave. Gjatë Luftës së Ftohtë ai ka një kontribut të veçantë në krijimin e të ashtuquajturave universitete klandestine dhe rrjete edukative me disidentët e rregjimit sovjetik në shumë vende të Europës Qendrore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tarifa tregon të vërtetën për këngën e saj dhe Robbie Williams: Të mos fantazojmë kaq shumë…Me këngën po merret...
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë-Kumbaros: Ju dhe kolegët tuaj, sakatosët Gjirokastrën »
Article Logic
Execution time: 0.02301287651062
array(1) { ["section"]=> string(73) "filozofi-roger-scruton-nderohet-ne-shqiperi-me-doctor-honoris-causa-33632" }