Filmi i bombardimeve në Beograd, për serbët akt terrorist

Publikuar tek: kulture-art, më 18:38 21-01-2015 Filmi i bombardimeve në Beograd, për serbët akt terrorist

“  The sky above us” është filmi me metrazh të gjatë i xhiruar në Beograd i cili ka në qendër jetën e beogradasve në kohën e bombardimeve të NATO-s.

KY film është një bashkëprodhim mes Serbisë,  Holandës, Belgjikës dhe Greqisë.

Filmi pritet të shfaqet në Festivalin e Filmit në Roterdam përgjatë ditëvë 28-31 janar.

Aktorët të cilët përfaqësojnë edhe jetën e tre beogradasve në “The sky above us” janë Nada Sargin, Boris Isakoviç dhe Nikola Rakoviç.

Asgjë nuk është e sigur në Beogradin e vitit 1999, kur mbi kokat e personazheve bombat vijnë nga të gjitha anët.

CNN ka publikuar një video në “facebook” në të cilën shihet reagimi i televizionit kombëtar ndaj sulmeve të NATO-s.

Spikeri i lajmeve, siç shihet në video këshillon serbët që të ruajnë qetësinë sepse kriminelët e NATO-s mund të sjellin vrasje.

Data 24 shkurt shënon edhe 15 vjetorin e bombardimeve në Beograd.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sajmir Pirgu, koncert në Londër
Ndriçim Xhepa feston ditëlindjen, mbush 57 vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.019641876220703
array(1) { ["section"]=> string(97) "fimi-per-bombardimet-ne-beograd-per-serbet-nje-akt-terrorist-per-kosovaret-fundi-i-nje-lufte-1136" }