Finalja e “Balkan League”, Prishtina fiton ndeshjen e parë

Publikuar tek: sport, më 16:30 22-04-2015 Finalja e “Balkan League”, Prishtina fiton ndeshjen e parë

Prishtina fitoi finalen e parë të Balkan League duke mundur me vetëm 2 pikë Rilski Sport, pas një takimi të luftuar, ku skuadra kosovare përmbysi disavantazhin e periodës së parë, por në fund shpërdoroi një epërsi prej +8 që mund t’i kishte dhënë më shumë siguri për takimin e kthimit në Bullgari, transmeton Supersport. Bavcic ishte lojtari më i mirë i finales së parë me 23 pikë ndërsa 18 të tjera i shtoi për bardheblutë dhe Dardan Berisha, ndërkohë që nuk pati impaktin që pritej Jordan Hulls, që e mbylli takimin me vetëm 4 pikë. Në krahun tjetër për miqtë spikatën 21 pikët e Rakocevic dhe 20 të Taylorit. Atmosfera në “Pallatin e Rinsë dhe Sporteve” të Prishtinës ishte fantastike dhe u elektrizua akoma më tepër në momentin kur si një zë i vetëm të gjithë së bashku kënduan “Himnin e Flamurit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbaron ndeshjen, futbollisti i propozon të dashurës në fushën e lojës
Hidhet shorti i Champions League, Barcelona - Bayern, Juventus - Real Madrid »
Article Logic
Execution time: 0.018247127532959
array(1) { ["section"]=> string(60) "finalja-e-balkan-league-prishtina-fiton-ndeshjen-e-pare-9442" }