Finalja e Eurovizion, Ambasada amerikane në krah të Eugent Bushpepës: Po bëjmë tifo

Publikuar tek: kulture-art, më 19:16 12-05-2018 Finalja e Eurovizion, Ambasada amerikane në krah të Eugent Bushpepës: Po bëjmë tifo Eugent Bushpepa

Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata finale e edicionit të rradhës së Eurovizon, ndërkohë që Ambasada amerikane me anë të një postimi ka dalë në mbështetje të këngëtarit shqiptar, Eugent Bushpepa.

“I urojmë fat këngëtarit Eugent Bushpepa në finale e sotme të Eurovisionit! Ne mezi e presim interpretimin e tij fantastik dhe po bëjmë tifo për të”, është shkruar në llogarinë e ambasadës në Facebook.

Pushpepa do të performojë sonte këngën “Mall” i 13-ti, ndërkohë që ftojmë të gjithë gjithë shqiptarët jashtë Shqipërisë të votojnë sipas rregullave të vendosura nga bordi i Eurovizion.

Sakaq në finale janë edhe dy këngëtarët e tjerë shqiptarë, Ermal Meta për Italinë dhe Eleni Fouriera për Qipron të cilët do të performojnë të 26 dhe 25-tët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbesa e Dritëro Agollit: A takohemi për një libër?
Nisin ETHET, finalja e Eurovizion zyrtarisht e hapur »
Article Logic
Execution time: 0.032082080841064
array(1) { ["section"]=> string(88) "finalja-e-eurovizion-ambasada-amerikane-ne-krah-te-eugent-bushpepes-po-bejme-tifo-120525" }