Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka vendosur se finalja e Botërorit 2022 do të luhet më 18 dhjetor dhe jo më 23 siç ishte rekomanduar.
FIFA ka vendosur që të zhvendos zhvillimin e Kupës së Botës Katar2022 nga muajt qershor-korrik kur edhe është luajtur tradicionalisht, në muajt nëntor-dhjetor. Shkak për këtë lëvizje është bërë klima e nxehtë që është në vendin arab gjatë periudhës së verës, çka do të ishte e papërballueshme jo vetëm për futbollistët por edhe për turistët dhe tifozët që duan ta ndjekin nga afër evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të botës.
“Kupa e Botës nuk do të luhet deri më datë 23 dhjetor, ajo duhet të përfundoj më 18”, kishte deklaruar më parë kreu i këtij institucioni, Sepp Blatter.
Një tjetër vendim që pritet të merret nga FIFA është edhe shkurtimi i edicionin në 28 ditë, ndryshe nga Botërorët e tjerë të cilët kanë zgjatur deri në 31-32 ditë.